8 Tetor – Octavius Winslow

8 Tetor

“Duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.” Kolosianëve 1:12

I bukur është rendi i Frymës së Shenjtë në këtë varg. Vëzhgoni se për për kë bëhet kjo shpallje mirënjohjeje – “Perëndinë At.” Pastaj zbulohet e vërteta e ëmbël – e shkëlqyer nën dritën e saj qiellore – që qielli është dhurata e Atit. Oh sa gjë e ëmbël është t’i gjurmojmë mëshirat tona tek Ati i dashurisë, te zemra e një Prindi – të shohim Jezusin, drejtësia e të cilit na jep një titull – ta shohim Frymën e Shenjtë, hiri shenjtërues i të cilit na jep përshtatjen, si dhurata të çmuara të dashurisë së një Ati; dhe pastaj përmes këtyre dhuratave të ngjitemi tek Ati Vetë dhe të gjurmojmë dhuratën e qiellit, përmbushjen e jetës së brendëshme, në zemrën e Personit të Parë të Trinisë së lavdishme.

Cili është ai personi që pasi ta ketë lexuar këtë pjesë do të vazhdojë të mbështetet plotësisht dhe ekskluzivisht në Jezusin, pavarësisht se Ai është tepër i çmuar? Kush është ai njeri i cili nuk do të ngjitet tek Ati përmes Jezusit si Ndërmjetës dhe t’i gjurmojë të gjitha bekimet e shpengimit, të gjitha shpresat e tij për lavdinë te pjesa që Ati kishte në veprën e madhe dhe të mrekullueshme? Oh sa patregueshmërisht e bekuar që është ta shohim Atin të përfshirë po aq të përfshirë sa edhe Biri dhe Fryma në përgatitjen për ne, dhe në përgatitjen tonë për “trashëgiminë e shenjtorëve në dritë!” “Duke e falënderuar Perëndinë At.” Mbi çfarë baze o shumë të dashur? Oh, ishte Ati ai që siguroi Shpëtimtarin, Birin e Tij të dashur. Prej Atit del Fryma i cili ripërtërin dhe shenjtëron. Ati është ai që ka përgatitur trashëgiminë dhe që përmes fuqisë së Tij mbajtëse më në fund të të na çojë atje të sigurt. Prandaj, gjithë falënderimi, gjithë adhurimi dhe gjithë lavdërimi i qofshin Atit, “ që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.”

Lexues i dashur, më lejo të të pyes me dashuri, ku qëndron përshtatshmëria jote për qiellin? Mos e shpërfill këtë pyetje, mos ia kalo një tjetri; lëre të zërë vend në ndërgjegjen tënde sepse edhe pak dhe fati yt do të vuloset në mënyrë të përjetshme dhe të pandryshueshme; edhe një gjysmë sekonde torturë në ferr ka për ta mbushur shpirtin tënd me keqardhje, tmerr dhe pendim të padobishëm, gjëra të cilave në vendin e shpresës dhe në ditën e hirit jua ktheve shpinën tënde, e refuzove mëshirën e Perëndisë në Krishtin, e mohove Birin e Tij të dashur dhe vdiqe në mëkatet e tua.

Prandaj, ku konsiston përshtatshmëria jote për qiellin? Nëse është thjesht përshtatshmëria e rrëfimit, nëse është thjesht përshtatshmëria e një pranimi të thjeshtë të së vërtetës, nëse është thjesht një pritje e jashtme në shenjtërore, mjetet publike të hirit, kjo nuk është përshtatshmëri për qiellin por për t’u përzënë nga qielli!

A ke lindur sërish nga Fryma e Perëndisë? A ke shkuar te Zoti Jezu Krisht për shpëtim? A e ke “garancinë”, kaparin e qiellit, në brendabanimin e Frymës së Perëndisë – në jetën e Perëndisë në shpirtin tënd? A e ke marrë në prehër demetin e parë të të korrave? A je vulosur nga Fryma e Perëndisë si një trashëgimtar i lavdisë?

Shenjtorëve të Perëndisë ju them, kultivoni një zakon përshtatje në rritje për qiellin. Mos u kënaq me arritjet e shkuara, mos u kënaq me masën tënde të tanishme të hirit dhe me standardin e tanishëm të shenjtërisë; por, të dashur, përderisa qielli është një vend i shenjtë, kultivoni shenjtërinë, një zakon përshtatjeje në rritje për “trashëgiminë e shenjtorëve në dritë.” Vazhdo të shkosh përpara, vazhdo të përparosh, vazhdo të rendësh; “duke marrë gjithë armatimin e Perëndisë,” duke lënë mënjanë çdo barrë dhe mëkatin që na rrethon kaq lehtë,” rrobat që zvarriten mbi tokë, këmbëngul duke shkuar përpara drejt qiellit derisa të arrish në caqet e shkëlqimit dhe të hysh brenda portave të lavdisë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*