Çfarë erdhi të shkatërrojë Krishtlindja?

10 Dhjetor

prej John Piper

Çfarë erdhi të shkatërrojë Krishtlindja?

Prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.

1 Gjoni 3:8

Ardhja e Birit të përjetshëm të Perëndisë në botë si Perëndia-njeri, Jezu Krishti, është fakt historik. Megjithatë mijëra njerëz thonë që e besojnë këtë fakt dhe pastaj jetojnë njësoj si gjithë të tjerët. Ata kanë të njëjtat ankthe që gjërat e mira do të humbasin, kanë të njëjtat zhgënjime që gjërat e vështira nuk mund të ndryshohen. Është e qartë që nuk ka mjaft fuqi nëse jep përgjigjet e duhura rreth fakteve historike në anketat fetare.

Kjo ndodh për shkak se ardhja e Birit të Perëndisë në botë është shumë më tepër se një fakt historik. Ky ishte një mesazh shprese i dërguar prej Perëndisë tek adoleshentët, prindërit e vetëm, tek bashkëshortët e dobët dhe bashkëshortet e lënduara, tek gratë mbi peshë dhe tek burrat pa fuqi, tek fqinjët me aftësi të kufizuara, tek njerëzit me tërheqje ndaj së njëjtës gjinie, tek predikuesit dhe tek të dashuruarit – tek ju.

Përderisa Biri i Perëndisë jetoi, vdiq, u ringjall, mbretëron dhe po vjen sërish, mesazhi i Perëndisë përmes tij është shumë më tepër se thjesht një fakt historik. Është një dhuratë Krishtlindjeje për ju nga zëri i Perëndisë së gjallë.

Kështu thotë Zoti: kuptimi i Krishtlindjes është që ajo e cila është e mirë dhe e çmuar në jetën tuaj nuk ka pse të humbasë kurrë, ajo që është e ligë dhe e padëshirueshme në jetën tuaj mund të ndryshohet. Frika që ato pak gjëra të mira që ju bëjnë të lumtur po iu rrëshqasin nga duart bashkë me zhgënjimin që gjërat e këqija të cilat i urreni tek vetja apo që situatat nuk mund të ndryshohen – këto frikëra dhe këto zhgënjime janë ato të cilat Krishtlindja erdhi që t’i shkatërrojë. Mesazhi i shpresës i Perëndisë këtë Advent është që ajo e cila është e mirë nuk ka pse të humbasë kurrë dhe ajo që është e keqe mund të ndryshohet. Djalli përpiqet të heqë të mirën dhe të sjellë të ligën. Jezusi erdhi të shkatërrojë veprat e Djallit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*