15 Mars – Octavius Winslow

15 Mars

“Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.” Fjalët e Urta 3:5-6

Ushtrimi i vazhdueshëm i lutjes e bën çdo barrë të lehtë, dhe e bën më të butëFjale çdo hap të një fëmije të Perëndisë: kjo është e vetmja gjë që i kontrollon sprovat e tij; jo që ai përjashtohet ndonjëherë prej tyre – jo, sepse “me shumë mundime ai do të hyjë në mbretëri,” – ai është dishepull i kryqit, feja e tij është ajo e kryqit, ai është ndjekës i Atij që vdiq mbi kryq, dhe ai nuk pret kurrë një përjashtim të plotë nga kryqi derisa të arrijë në zotërimin e kurorës. Por ai mund t’i zbutë kryqet e tij përmes lutjes: lutja do ta pakësojë numrin e tyre, dhe do ta zbutë ashpërsinë e tyre. Njeriu që ecën larg Perëndisë, shpirti i të cilit është i ftohtë, i kapur pas botës dhe i shkujdesur, nëse është vërtet bir i besëlidhjes, pjesëtar i familjes së Zotit, mund të presë që kryqet dhe sprovat të shtohen me çdo hap që ai hedh drejt mbretërisë. Ah sa pak mendojnë shumë nga besimarët e sprovuar, të pikëlluar dhe që janë vazhdimisht të zhgënjyer sesa të lidhura ngushtë që janë këto sprova, mundime dhe zhgënjime me kufizimin e lutjes së tyre para Perëndisë; çdo hap duket se shoqërohet nga një kryq i ri – çdo skemë duket sikur po përballet me një furtunë armiqësore – çdo përpjekje po dështon – zhgënjimi pason zhgënjimin, vala pason valën – asnjë gjë që provojnë nuk ka sukses, gjithçka që fillojnë dështon, dhe gjithçk duket kundër tyre. Oh sikur të shkonim pas skene, çfarë do të zbulonim? Një fron të hirit i cili është braktisur! Nëse do ta nxirrnim sekretin dhe ta paraqisnim në formën e një akuze kundër besimtarit, cili do të ishte ai? “E ke kufizuar lutjen para Perëndisë!” Skema u formua pa lutje; nisma u fillua pa lutje; përpjekja u bë pa lutje; Perëndia ka fryrë mbi të dhe gjithçka ka përfunduar në një hiç. Nuk është habi – Perëndia nuk u konsultua – Zoti nuk u pranua, nuk u kërkua leja e Tij, nuk u kërkua urtësia e Tij, nuk u dëshirua bekimi i Tij; prandaj Ai e bëri të humbasë! Udhëzimi i çmuar është – “pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.” Atje ku nderohet ky udhëzim, atje gjendet bekimi hyjnor; atje ku shpërfillet, atje është mallkimi hyjnor.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*