7 Janar – Octavius Winslow
7 Janar
“Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.” 2 Korintasve 9:15
Vetë Shlyerja i përjashton të gjitha idetë e meritës njerëzore, dhe nga vetë natyra e saj, shpall që është falas. Konsideroni madhështinë e Shlyerjes – meditoni mbi çmimin e saj: Hyjnia u mishëru – bindja e përsosur – pastërtia e panjollë – hiri dhe dashuria e pashoqe – vuajtjet e mëdha dhe të mistershme – vdekja e mahnitshme, ringjallja, ngjitja dhe ndërmjetësimi i Shpëtimtarit, të gjitha së bashku e bëjnë këtë flijimin më jashtëzakonshëm që mund të ofrohej ndonjëherë. A do të ketë ndonjë gjë tek mëkatari që ta meritojë këtë flijim? A do ta ulë Perëndia kaq shumë dinijtetin e tij, ta nënvlerësojë vlerën dhe tij dhe ta çnderojë Veten sikur të bënte ndonjë lloj “shkëmbimi” me mëkatarin? Edhe nëse Perëndia do ishte i prirur ta bënte këtë gjë çfarë mund të ketë brenda mëkatarit për ta blerë këtë gjë? Ku është ekuivalenti, ku është çmimi? “Mjerë!” është klithma e një shpirti të bindur, “unë jam i falimentuar frymërirsht; e humba gjithçka kur në prindin tim të parë që u rrëzua; erdha në këtë botë i varfër dhe pa ndihmë; mëkatit të natyrës time i kam shtuar edhe shkeljet reale të një karakteri të prishur. Nuk kam asgjë për të më bërë të pranueshëm para Perëndisë; nuk kam asnjë të drejtë për mëshirën e tij; nuk kam asnjë çmim me të cilin të mund ta blej; dhe nëse shpengimi nuk është falas, pa para dhe pa ndonjë çmim, atëherë jam krejt i humbur.” Prandaj, vetë fakti që Shlyerja është kaq e shtrenjtë e bën të jetë përtej çdo çmimi dhe i vendos etiketën e pafundme falas.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!