23 Prill – Octavius Winslow

“Djema, ruani veten nga idhujt.” 1 Gjoni 5:21

Një lidhje idhujtare dhe e pa shenjtë me krijesën e ka kryqëzuar herë pas here dashurinë për Krishtin në zemër. Sipas të njëjtit parim që asnjë njeri nuk mund të dojë botën dhe Perëndinë me të njëjtën dashuri supreme, po ashtu asnjë njeri nuk mund t’i japë Krishtit dhe krijesës të njëjtin intensitet interesimi. Megjithatë, sa shpesh e ka vjedhur krijesa zemrën nga Sovrani i saj legjitim! Zemra që dikur ishte aq thjesht dhe në mënyrë supreme e Zotit, ato ndjenja që u kapën pas Tij me aq pastërti dhe fuqi në përqafim, tani janë transferuar tek një objekt tjetër inferior; copëza e argjilës të cilën Perëndia ia kishte dhënë për të thelluar detyrimin, dhe për ta lartësuar dashurinë e shpirtit për Të, është modeluar në një idhull, para të cilit zemra djeg temjanin e saj të përditshëm; lulja të cilën Ai e ka bërë të mbijë për ta bërë edhe më të dashur bukurinë e Tij, dhe për ta bërë emrin e Tij edhe më aromatik, ka zënë vendin e “Trëndafilit të Sharonit” në zemër. Oh! A nuk i abuzojmë kështu mëshirat tona? A nuk i kthejmë kështu bekimet tona në helm, duke i lejuar gjërat të cilat u dërguan për ta afruar zemrën me Perëndinë dhe për ta bërë kryqin, përmes të cilit erdhën, më të çmuar, t’i largojnë ndjenjat tona nga qendra e tyre e shenjtë dhe e bekuar? Sa të marrë që jemi që të duam krijesën më tepër se Krijuesin!

Lexues i dashur, pse të ka disiplinuar Perëndinë ashtu si mund ta ketë bërë? Pse i ka larguar idhujt e tu, pse e ka rrëzuar në pluhur copën tënde të argjilës, pse e ka tharë lulen tënde? Pse? Për shkak se Ai e urren idhujtarinë; dhe idhujtaria është në thelb njëlloj, qoftë kur u ofrohet gjërave pa formë dhe pa jetë, apo kur i ofrohet një qënieje me intelekt dhe bukuri. Çfarë na flet zëri i Tij në çdo burim që Ai e than, në çdo bimë mbi të cilën Ai fryn, dhe në çdo zhgënjim që Ai sjell mbi krijesën? “Biri im, më jep zemrën tënde. Dëshiroj dashurinë tënde, dashurinë tënde të pastër dhe supreme; dëshiroj të jem objekti i vetëm i kënaqësisë tënde. Kam dhënë Birin tim për ty – jeta e Tij është e jotja; kam dërguar Frymën tim për të të ringjallur, për të të ripërtërirë, për të të vulosur, dhe për të të zotëruar për veten time; të gjithën këtë e bëra që të kisha zemrën tënde. Për ta pasur këtë gjë për veten time e kam tharë bimën tënde, i kam larguar idhujt e tu, i kam prishur varësitë e tua tokësore, dhe jam përpjekur ta largoj dashurinë tënde nga krijesa, në mënyrë që të ngrihet e pandarë, e pa copëzuar dhe e plotë tek Ai që të do me një dashuri të pavdekshme.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*