17 Janar – Octavius Winslow

17 Janar

“Dhe do të ndodhë që, para se të më kërkojnë, unë do të përgjigjem; do të jenë akoma duke folur, dhe unë do t’ua plotësoj.” Isaia‬ ‭65:24‬ ‭

Mbaj mend që froni i hirit është pranë teje. Nuk të duhet të udhëtosh shumë për të arritur atje: nuk të duhet një udhëtim i gjatë dhe i dhimbshëm; nuk të duhet një pelegrinazh i mundimshëm dhe rraskapitës. Ai është pranë. Kur shtrihesh apo kur ngrihesh – kur del apo kur hyn – në rrugë apo në shtëpi – në publik apo privatisht – në dhomëzën tënde apo në shenjtërore, Perëndia është kudo; dhe atje ku Ai është ka një Perëndi që dëgjon dhe i përgjigjet lutjes. Në një moment, në urgjencën më të madhe, mund të ngresh zemrën tënde tek Zoti, dhe në një moment klithma jote do të dëgjohet dhe kërkesa jote do të plotësohet. Kujto, froni i hirit është kudo. Në tokë dhe në det – në shtëpi dhe jashtë saj – në publik dhe në punë, apo në privatësinë e pensionit, “sytë e Zotit janë mbi të drejtët, dhe veshët e Tij janë gati të dëgjojnë klithmën e tyre.” Kudo që të shkojë besimtari mbart me vete ndërmjetësimin e Frymës këtu poshtë, dhe ka ngushëllimin e të diturit që ai ka edhe ndërmjetësimin e Jezusit atje lart.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*