19 Janar – Octavius Winslow

19 Janar

Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit; kush nuk e do vëllanë e vet, mbetet në vdekje.” ‭‭1 Gjonit‬ ‭3:14‬

Kjo është një gjë për të cilën besimtari mund të jetë i sigurt që e zotëron. Ai mund të flasë për zotërimin e saj me një guxim të shenjtë dhe me një siguri të përulur. Jeta e Perëndisë në shpirt e vërteton veten e saj. Ajo sjell me vete provat e saj. A është e mundur që një besimtar të mund të jetë subjekt i hirit ringjallës të Frymës së Shenjtë dhe të mos e dijë këtë gjë? Të zotërojë bashkimin me Krishtin dhe të mos e dijë këtë? Të ketë faljen e mëkatit dhe të mos e dijë? Të ketë përbashkësi me Perëndinë dhe të mos e dijë? Të përjetojë shenjtërinë dhe të mos e dijë? E pamundur! Jeta e Perëndisë në shpirt e vërteton veten përmes veprimeve të saj. A je i vetëdijshëm për mëkatshmërinë tënde? A e do gjakun shlyes? A është Jezusi i çmuar për shpirtin tënd? A gjen kënaqësi në Perëndinë në të kaluarit e kohës me përbashkësi me Të? Atëherë, për inkurajimin tënd po të kujtoj që këto nuk janë veprime të një shpirti që gjendet në vdekje morale, nuk janë as prodhimet e një toke ende të pa rilindur. Ato rrjedhin nga jeta brenda banuese e Perëndisë dhe janë lëvizjet e asaj jete drejt Perëndisë, Burimit prej të cilit rrjedh. Kështu, edhe besimtari më i dobët në Jezusin mund të shpallë me përulësi, “Këtë di, që isha i verbër dhe tani shoh.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*