20 Janar – Octavius Winslow
20 Janar
“Pjesëmarrës në trashëgimin e shenjtorëve në dritë.” Kolosianëve 1:12
Shenjtorët e përlëvduar janë “shenjtorët në dritë.” Fytyra e Atit nuk është më e mbuluar – nuk ka më “ecje në errësirë pa asnjë dritë,’ – nuk ka më vajtim për braktisjet Hyjnore, nuk ka ndërprerje të përjetimit të dashurisë së Atit – nuk ka më lotë që jua turbullojnë sytë – nuk ka më re mosbesimi të cilat jua errësojnë mendjen – nuk ka më një dëshpërim moral që t’jua mbështjellë shpirtin; tashmë i kanë lënë pas tyre zymtësinë, mjegullën, errësirën e paditurisë, gabimin dhe ndotjen dhe kanë arritur në viset e dritës, në “trashëgiminë e shenjtorëve” për të cilën “drita e të cilës është Qengji.”
Por le të vëzhgojmë se për këta shenjtorë të përlëvduar thuhet se janë “ pjesëmarrës të trashëgimisë.” Në këtë fjalë ka diçka shumë simpatizuese. Ne jemi tani “pjesëmarrës” të kësaj gjëje në Krishtin Kreun tonë. Si rrjedhojë e bashkimit tonë me Krishtin, Kreun e lartësuar të Kishës, tani jemi “pjesëmarrës” të kësaj trashëgimie. Kemi përjetimet e para të kësaj gjëje në shpirtin tonë; kemi parashijimin e saj, dhe kemi gjënë më të mirë, kemi brenda banimin e Frymës, i cili është kapari i zotërimit të saj; dhe nëse kemi “kaparin” e trashëgimisë në zotërimin e Frymës duhet dhe me siguri që do ta kemi vetë trashëgiminë.
“Pjesëmarrës të trashëgimisë së shenjtorëve në dritë.” “Pjesëmarrës ” me të gjithë shenjtorët e Perëndisë; “pjesëmarrës” me gjithë familjen e të zgjedhurve; “pjesëmarrës” me të gjithë fëmijët e birësimit; “pjesëmarrës” me Abrahamin, Isakun, dhe Jakobin; me Davdin dhe Solomonin dhe me të gjithë ata që kanë shkuar para nesh, me të gjithë ata që kanë hyrë në qiell para nesh; “pjesëmarrës” me të gjithë “të shpenguarit e Zotit,” të cilët “do të vijnë në Sion me këngë, me gëzim të përjetshëm që kurorëzon kokat e tyre, për të marrë gëzimin dhe ngazëllimin pasi pikëllimi dhe psherëtimat e tyre të jenë zhdukur përjetë!” Oh, kush nuk do të jetë “pjesëmarrës i trashëgimisë së shenjtorëve në dritë”? Lexues, nëse je zotërues i përulur i jetës së brendshme, ke për të qenë pjesëmarrës i lumtur i kësaj trashëgime të lavdishme – i jetës që do të vijë.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!