6 Shkurt – Octavius Winslow
6 Shkurt
“Nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.” Gjoni 3:3
Rilindja është një vepër unike dhe e dallueshmne nga të gjitha veprat e tjera të Frymës Hyjnore. Ajo duhet të dallohet me kujdes nga konvertimi, birësimi, drejtësimi dhe shenjtërimi; e megjithatë duhet të konsiderohet si ajo që formon bazat dhe fillesat e të gjitha atyre. Për shembull, nuk mund të ketë konvertim pa një parim jete në shpirt; kjo për shkak se kovertimi është ushtrimi i fuqie frymërore që është vendosur brenda njeriut. Nuk mund të ketë një ndjesi birësimi veçmas një natyre të ripërtërirë; kjo për shkak se birësimi përcjell vetëm privilegjet dhe jo natyrën e bijve. Nuk mund të ketë asnjë ndjesi ngushëlluese për pranimin në të Dashurin, derisa mendja të ketë kaluar nga vdekja në jetë; as nuk mund të ketë qoftë edhe një hap të vogël në përshtatje me vullnetin dhe dëshirat e imazhit të Perëndisë ndërkohë që në shpirt nuk gjendet vetë rrënja e shenjtërisë. Besimi është një hir pastrues, por besimi gjendet në zemrën “që është rikrijuar në Krishtin Jezus.” Prandaj është e domosdoshme që të ketë një ripërtëritje frymërore të të gjithë personit, para se shpirti të mund të kalojë në një gjendje birësimi, drejtësimi dhe shenjtërimi. Lexues, medito seriozisht mbi këtë të vërtetë solemne.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!