11 Shkurt – Octavius Winslow

11 Shkurt

Kushdo që praktikon drejtësinë ka lindur prej tij.” 1 Gjoni‬ ‭2:29‬

Shenjtëria negative – heqja dorë nga mëkatet e jashtme – nuk e përshkruan gjithmonë shpirtin e rilindur; por e lidhur me këtë duhet të jetë edhe prova pozitive – “Kushdo që praktikon drejtësinë ka lindur prej tij.” Atje ku ka jetë ka veprim, ka lëvizje, ka energji. Jeta e njeriut të rilindur është një jetë me aktivitetin më të lartë. Parimet që e ndikojnë atë janë hyjnore dhe qiellore; prirja e tyre është drejt aktivitetit të shenjtë. Sa më tepër t’i përngjajmë Krishtit “në drejtësi dhe shenjtëri të vërtetë” aq më e fortë do të jetë prova për ne dhe për të tjerët që ne jemi të lindur sërish. Nëse nuk e kemi mashtruar veten, ne zotërojmë vetë jetën e Krishtit. Ajo jetë është e shenjtë në prirjen e saj dhe e zellshme në veprimtarinë e vet. Shpirti i ripërtërirë ka ëndje për shenjtëri. Ai digjet për ngjashmërinë hyjnore. Ai nuk mbështetet thjesht tek dëshira; ai çohet dhe mundohet për bekimin; ai “e vepron shpëtimin e vet me frikë dhe dridhje.” Ai i përdor me lutje dhe zell mjetet që Zoti i shenjtërimit i ka dhënë për të arritur shenjtërinë; ai është aktiv në kërkimin e tij për këtë bekim.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*