29 Shkurt – Octavius Winslow

29 Shkurt

Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.” ‭‭Psalmi ‭46:1

Një nga të vërtetat më të bekuara të besëlidhjes së hirit është që Perëndia i besëlidhjes është një ndihmë gjithnjë e gatshme në çdo kohë vështirësie. Duke i dashur njerëzit e Tij ashtu si i do, duke banuar në ta përmes Frymës së Tij, duke qenë se njerëzit e Tij dhe rrethanat e tyre janë gjithmonë përpara Tij në personin dhe ndërmjetësimin e Birit të Tij të dashur, si është e mundur që Ai t’i humbasë nga vështrimi i Tij qoftë edhe për një moment? Ata munden dhe shpesh e humbasin Atë nga vështrimi i tyre. Mjerisht ata nuk e mbajnë Zotin gjithmonë para syve të tyre. Nuk e trajnojnë dhe nuk e disiplinojnë veten e tyre që ta shohin Atë në çdo ndodhi, në çdo rrethanë dhe në çdo incident të jetës së tyre. Ata nuk e kanë shikimin të qartë që të dallojnë dhe as nuk janë të gatshëm ta pranojnë Atë në çdo provani që jua errëson apo ndriçon shtegun e tyre. Sikur të kishin mend në kokë, do të shpallnin me çdo të mirë apo të ligë që ju vjen, “Zot është në këtë gjë!” Por ata nuk janë kurrë qoftë dhe për një moment jashtë zemrës së Tij, jashtë mendimeve Të tij, jashtë duarve të Tij, apo larg syrit të Tij.

Sa pranë tyre që është dhe Fryma i Shenjtë! Ai banon në ta dhe i mbulon, Ai është prëkrah tyre për t’i drejtuar, për t’i ngritur, për t’i gëzuar; duke ju sjellë në kujtesë një premtim të çmuar, apo duke shkruar mbi zemrën e tyre një të vërtetë gjallëruese, ose duke hapur para syve të tyre një pamje të dashur të Jezusit, tamam në momentin që nevojitet! Sa popull i lumtur dhe i favorizuar që është populli i Zotit! “Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*