7 Mars – Octavius Winslow

“U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.”. Mateu 6:10

I shenjti Leighton ka vërejtur, që të thuash nga zemra, “u bëftë vullneti yt”, përbën vetë thelbin e shenjtërimit. Ka kaq shumë të vërtetë në këtë; më shumë, ndoshta, sesa i bën përshtypje mendjes në pamje të parë. Para konvertimit, vullneti, parimi qeverisës i shpirtit, është vatra e gjithë kundërshtimit ndaj Perëndisë. Ai ngrihet kundër Perëndisë – kundër qeverisjes së Tij, ligji të Tij, provanisë së Tij, hiri të Tij, Birit të Tij; po, kundër gjithçkaje që ka të bëjë me Perëndinë, vullneti i pa ripërtërirë i njeriut është armiqësor ndaj gjithë këtyre. Këtu gjendet thellësia e pa shenjtërisë së njeriut. Vullneti është kundër Perëndisë; dhe për sa kohë që ai refuzon t’i bindet Atij, krijesa duhet të mbetet e pa shenjtë. Nuk ka nevojë për asnjë argument të zgjatur për të treguar se vullneti, duke qenë i përtërirë nga Fryma e Shenjtë, dhe duke u bërë i gatshëm për t’iu nënshtruar Perëndisë, shenjtëria e besimtarit do të jetë në raport me shkallën e nënshtrimit të tij. Nuk mund të kishte shenjtëri të përsosur në qiell, nëse do të ekzistonte edhe epërsia më e vogël e vullnetit të krijesës ndaj vetvetes. Engjëjt dhe “shpirtrat e të drejtë që u bënë të përsosur”, janë jashtëzakonisht të shenjtë, sepse vullnetet e tyre janë përfshirë në mënyrë supreme në vullnetin e Perëndisë. “U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell”. Vullnetit të Perëndisë i binden në mënyrë supreme në qiell, dhe në këtë gjë konsiston shenjtëria dhe lumturia e banorëve të tij të lavdishëm.

Në përpjesëtim të saktë me faktin sesa “përmbushet mbi tokë” vullneti i Perëndisë nga besimtari, ai pi nga burimi i pastër i shenjtërisë; dhe ndërsa aftësohet, nga hiri i Krishtit, që në të gjitha gjërat të shohë lart drejt Perëndisë me dashuri birnore dhe të thotë “jo vullnetin tim,” o Ati im, “por yti, të bëhet”, ai arrin vetë thelbin e shenjtërimit.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*