21 Qershor – Octavius Winslow

“Bëjeni këtë në përkujtimin tim.” Luka 22:19

Shpirtit që ka uri dhe etje për Zotin Jezus në këtë sakrament, Jezusi i paraqet Veten e Tij. Ai i hap perdet, i hap dritaret dhe qëndron brenda saj dhe hedh vështrimin mbi njerëzit e Tij, të grumbulluar përreth tyrezës së Tij, duke dëshiruar të kujtojnë dashurinë e Tij. “Jezusi i çmuar!” është është meditimi i shpirtit që kërkon të Dashurin e vet, “Kam ardhur tek sakramenti Yt i ftuar prej dashurisë Tënde, i tërhequr prej Frymës tënde; por farë janë këto për shpirtin tim pa Ty? Shërbëtori yt mund ta sqarojë këtë sakrament me qartë dhe fuqi, por nëse Ti nuk e manifeston Veten, për ta thyer dhe shëruar zemrën time – nëse nuk kap as edhe një vështrim nga Ti Zoti im, nuk ka për të qenë sakrament i hirit që ma ëmbëlson shpirtin tim.

Dëshiroj që përmes besimit të të shoh Ty në pagëzimin e vuajtjeve të tua, të ushqehem me mishin tënd, dhe të pi nga gjaku yt. Dëshiroj të shijoj bashkësi me Ty. O Zot, t’i i njeh dëshirat e zemrës time; Ti e di që kjo është dëshira e madhe e shpirtit tim, që të mund të shijoj bashkësi me Krishtin. Oh, sikur të kisha më tepër prej Krishtit, dhe ta kisha shpirtin tim edhe më të lidhur ngushtë me Krishtin. Vij i etur për Jezusin, duke pranuar nevojën time të pafundme për Të, si dhe shkëlqesinë dhe plotësinë e Tij të pafundme për ta plotësuar nevojën time. Shpirti im ka uri dhe humbet pa Krishtin; por në shijimin e Krishtit ekziston një mjaftueshmëri për ta kënaqur shpirtin tim. Ajo që kam pasur nga Krishti, nganjëherë te fjala, dhe nganjëherë në lutje, ka qenë e ëmbël për shijen time; por jam duke kërkuar një bashkësi më të afërt, po kërkoj një manifestim më të qartë të Krishtit në këtë sakrament, sepse kjo është “pjesëmarrja e madhe në trupin dhe gjakun e Jezusit.”

Ja o Zot, po u afrohem këtyre dritareve të shtëpisë Tënde si një fëmijë i varfër, i padenjë dhe që ka rrëshqitur pas, i sprovuar dhe i tunduar; megjithatë, po vij kështu si jam o Zot. Nuk guxoj dhe nuk mund të rri dot larg Teje. Ti je magneti hyjnor i zemrës time, je magneti i çmuar i shpirtit tim! Më tërhiq, dhe atëherë do të vrapoj pas Teje; më trego Veten tënde në dritare, dhe më pushto me bukurinë dhe dashurinë Tënde, unë të këlthas, “Largoje vështrimin tënd prej meje, sepse më ke bërë robin tënd.” Frymë e bekuar! Më është mësuar të besoj që do të marrësh nga gjërat e Jezusit dhe do të m’i tregosh. Hape dritaren e këtij sakramenti dhe më lër të shoh të Dashurin e shpirtit tim brenda tij. Nuk mund të jet dot, nuk mund të vdes dot pa Të. Jetoj ose vdes, duhet të kem Krishtin. Për shpirtin tim nuk ka dashuri tjetër si dashuria e Krishtit. Nuk ka zë tjetër si zëri i Krishtit. Nuk ka simpati tjetër si simpatia e Krishtit. Nuk ka asnjë mik tjetër si ky Mik; nuk ka asnjë Krisht si Krishti.

Dritarja është hapur! “Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.” Ai sheh përjashta nga dritarja, në atë moment shpirti im pushtohet dhe zotërohet nga besimi i gjallë, dashuria e zjarrtë, pendimi i ëmbël dhe gëzimi i shenjtë!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*