11 Korrik – Octavius Winslow

“U kryqëzova bashkë me Krishtin; por rroj; jo më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.” Galatasve 2:20

Jeta e Krishtit dhe jeta e vetes nuk mund të bashkëekzistojnë në të njëjtën zemër. Nëse njëra jeton, tjetra vdes. Dënimi me vdekje është shkruar mbi veten e njeriut, kur Fryma e Krishtit hyn në zemrën e tij, dhe ia gjallëron shpirtin me jetën e Perëndisë. “Por rroj,” thotë Pali, “jo më unë.” Çfarë shembulli të goditur dhe të bukur të kësaj që kemi në jetën dhe mundimet e apostullit Palit! A flet ai për shërbesën e tij? Shihni se çfarë mohimi i vetes që shfaqet! I humbur në lartësinë dhe madhështinë e kësaj teme, ai shpall – “Nuk predikojmë veten tonë, por Krishtin Jezus, Zotin.” Sërish, “Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m’u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit.”

Ai i referohet ofiqit të tij? Shihni çfarë kryqëzim i vetes! “Unë e lartësoj ofiqin tim.” Në çfarë mënyre? A ishte duke shprehur shpalljet e madhështisë dhe ligjshmërisë së saj, të thirrjes Hyjnore, apo të funksioneve të saj solemne? Kurrë! Ai e lartësoi ofiqin e tij duke ulur veten dhe duke lartësuar Zotërinë e tij. Ai nuk ishte asgjë – dhe madje edhe ofiqi i tij ishte nuk ishte ndonjë gjë në krahasim – që “Krishti të ishte gjithçka dhe në të gjithë.” A flet ai për dhuntitë dhe mundimet e tij? Vetja nuk duket gjëkund! “Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua.”

E tillë ishte feja e Palit. Krishterimi i tij ishte një krishterim vetëmohues, vetëkryqëzues, vetëpërulës. “Por rroj, po jo më unë. U mundova më tepër se të gjihtë, megjithatë jo unë.” Oh çfarë frymë vetëmohuese që ishte fryma e Palit!

Por çdo njeri vërtet frymëror është njeri që e mohon veten. Në disiplinën e zemrës së tij, poshtë kryqit të Jezusit, dhe në shkollën e sprovave dhe tundimeve, atij i është mësuar deri në një farë shkalle, që nëse jeton, nuk është ai që jeton, por Krishti jeton në të. Ai i shkel me këmbë gjithë drejtësinë e tij, gjithë detyrat dhe gjithë veprat e tij kur bie fjala për çështjen e madhe të drejtësimit; por kur është fjala për frytin e Frymës, si provë të besimit të tij, si rrahjet e jetës brendshme frymërore, me një fjalë, për të mbështetur dhe vërtetuar shenjtërimin e tij, ai dëshiron të jetë “i kujdesshëm për të vazhduar në vepra të mira,” me qëllim që Perëndia të përlëvdohet në të gjitha.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*