Hijet e Dhiatës së Vjetër dhe Ardhja e Krishtit!

Një nga pikat kryesore të librit të Hebrenjve është që sistemi i adhurimit të Besëlidhjes së Vjetër është një hije e zëvendësuar prej Krishtit. Prandaj Krishtlindja është zëvendësimi i hijeve me ralitetin. (Këtë mund ta shihni tek Hebrenjve 8:5 ku thuhet se priftërinjtë “shërbejnë sipas shëmbullit dhe hijes së gjërave qiellore.”) Konsideroni gjashtë hije të tilla të cilat u zëvendësuan prej realitetit në ardhjen e Krishtit.

1. Hija e priftërisë së Dhiatës së vjetër. “Për më tepër ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të qëndronin për gjithnjë, kurse ai, mbasi qëndron për jetë të jetës, ka priftëri të patjetërsueshme.” (Hebrenjve 7:23-24)
2. Hija e sakrificës së Pashkës. “Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne.” (1 Korintasve 5:7).
3. Hija e tabernakullit dhe tempullit. “Dhe pika kryesore e atyre gjërave që po themi është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë, i cili qëndron në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiejt, shërbenjës i shenjtërores dhe të tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu.” (Hebrenjve 8:1-2).
“Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ”Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!”. Atëherë Judenjtë thanë: ”U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?”. Por ai fliste për tempullin e trupit të vet. (Gjoni 2:19-21).
4. Hija e rrethprerjes. “Rrethprerja nuk është asgjë dhe parrethprerja nuk është asgjë, vetëm zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë ka rëndësi.” (1 Korintasve 7:19).
5. Hija e ligjeve të dietës. “Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: ”Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni: Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.” (Marku 7:18-19).
6. Hija e ditëve të festave. “Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna; këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.” (Kolosianëve 2:16-17).

Kuptimi i Krishtlindjes është që thelbi i përket Krishtit. Kjo do të thotë që ritualet fetare janë si hija e një Personi madhështor dhe të lavdishëm. Le të largohemi nga hijet dhe të shohim fytyrën e këtij Personi (2 Korintasve 4:6). Djema, ruani veten nga idhujt (fetarë) (1 Gjoni 5:21).

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*