Dhurata e papërshkrueshme e Perëndisë!

23 Dhjetor

Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij. E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin. – Romake 5:10-11

Si e marrim praktikisht pajtimin dhe të mburremi në Perëndinë? Një përgjigje është: bëje përmes Krishtit. Kjo do të thotë, të paktën pjesërisht, bëje portretin e Jezusit në Bibël – veprën dhe fjalët e Jezusit të portretizuara në Dhiatën e Re – përmbajtjen thelbësore të mburrjes tënde në Perëndinë. Mburrja pa përmbajtjen e Krishtit nuk e nderon Krishtin.

Tek 2 Korintasve 4:4-6, Pali përshkruan kthimin në besim në dy mënyra. Në vargun 4 ai thotë që kthimi në besim është të shohësh “lavdinë e Krishtit, që është shembëllimi i Perëndisë.” Dhe në vargun 6 ai thotë që është shikimi i “lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.” Në të dy rastet e dalloni idenë. Kemi Krishtin, shembëllimin e Perëndisë, dhe Perëndinë në fytyrën e Krishtit.

Praktikisht, të mburresh në Perëndinë do të thotë që mburresh në atë që sheh dhe di për Perëndinë në portretin e Jezu Krishtit. Kjo mburrje arrin përjetimin e saj më të plotë kur dashuria e Perëndisë derdhet në zemrën tonë përmes Frymës së Shenjtë, ashtu si na thotë Romakëve 5:5.

Ja pra theksi i Krishtlindjes. Jo vetëm që Perëndia bleu pajtimin tonë me anë të vdekjes së Zotit Jezu Krisht (vargu 10), jo vetëm që na aftësoi ta pranonim pajtimin përmes Zotit Jezu Krisht (vargu 11) por që tani vargu 11 na thotë, ne mburremi në vetë Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht.

Jezusi e bleu pajtimin tonë. Jezusi na aftëson ta marrim pajtimin dhe ta hapim dhuratën. Vetë Jezusi shkëlqen si dhurata e papërshkrueshme e Perëndisë – si Perëndia në mish duke trazuar gjithë mburrjen tonë në Perëndinë.

Këtë Krishtlindje shiko drejt Jezusit. Prano pajtimin që ai e bleu. Mos e lër dhuratën në raft të pahapur. As mos e hapni për ta bërë një mjet drejt gjithë kënaqësive tuaja të tjera.

Hapeni dhe kënaquni me dhuratën. Mburruni në të. Bëjeni atë thesarin tuaj. Bëjeni Krishtin thesarin tuaj.

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, duhet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*