Çfarë krijoi tjetër Perëndia?

Pyetja 5

Çfarë krijoi tjetër Perëndia?

Perëndia krijoi të gjitha gjërat përmes Fjalës së tij të pushtetshme dhe i gjithë krijimi i tij ishte shumë i mirë; gjithçka lulëzoi nën sundimin e tij të dashur.

Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë.

Zanafilla 1:31

Komentim

Me fuqinë e tij Perëndia nga hiçi krijoi qiellin, tokën dhe detin; të cilat menjëherë i zbukuroi dhe i pasuroi me lloj-lloj gjërash të mira. I pëlqeu Atij që në këtë botë të sillte njeriun, të cilit ia nënshtroi të gjitha gjërat… Sa madhështor është Perëndia ynë; sa e madhe është fuqia e Perëndisë; sa i mirë, sa bujar dhe i pasur është Ai ndaj njerëzve që nuk i meritojnë kurrë gjëra të tilla prej duarve të tij. Perëndia ynë ka krijuar për njeriun pasuri tepër të mëdha, kënaqësi të jashtëzakonshme dhe furnizime të tilla sa nuk mund ta lëvdojmë mjaftueshëm, ia ka nënshtruar të gjitha atij që t’i binden si zotëria i tyre… Por meqë ra fjala, këtu në krijimin e botës duhet të konsiderojmë ruajtjen dhe qeverisjen e gjithësisë prej të njëjtit Perëndi. Sepse bota nuk ekziston dhe nuk mund të vazhdojë të ekzistojë me ndonjë fuqi prej vetes; këto gjëra nuk lëvizin me vullnetin e tyre… Është gjëja më absurde të thuash se Perëndia i ka krijuar të gjitha gjërat por nuk kujdeset për gjërat që ka bërë; që krijesa e tij është si një anije pa timonier që hidhet andej këndej nga erërat e kundërta duke u përplasur pas shkëmbinjve… Perëndia kujdeset dhe interesohet për gjëndjen morale të njeriut dhe për atë të të gjitha gjërave që ekzistojnë në botë; por Ai gjithashtu i qeveris dhe i ruan edhe sot, Ai ka për t’i qeverisur dhe ruajtur deri në fund.

Heinrich Bullinger (1504–1575). Reformator Zvicerian dhe pasues i Zvinglit si udhëheqës i kishës në Zyrih. Bullinger shkroi 127 vepra teologjike dhe historike. Ekzistojnë 12,000 letra nga Bullingeri dhe drejtuar atij të cilat përbëjnë korrespondecën më të madhe që është ruajtur prej kohëve të Reformimit. Mes shumë të tjerëve ai kishte letërkëmbim me Henrin VIII, Eduardin VI, Elizabetën I të Anglisë, Kristianin II të Danimarkës dhe Frederikun III.

Lutje

I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë je Ti Zot Perëndi i Gjithpushtetshëm, që ishte, je dhe do të vish; i përjetshëm pa fillim apo fund; i pamasë, pa caqe kufizuese; Frymë e pafundme, At, Fjalë dhe Frymë e Shenjtë. Jetë, Kuptim dhe Vullnet i pasosur; pafundësisht i pushtetshëm, i urtë dhe i mirë. Prej Teje, përmes Teje dhe për Ty janë të gjitha gjërat. Ty të qoftë lavdia përjetë e mot. Të gjitha veprat e tua shpallin lavdinë Tënde sepse të gjitha përsosmëritë e Tua të lavdishme shpalosen tek të gjitha; Ti i krijove të gjitha për lavdinë, kënaqësinë dhe vullnetin tënd të shenjtë.

Qiejtë me gjithë ushtritë e tyre; diellin dhe të gjitha yjet e lavdishëm; zjarrin me flakët, dritën dhe nxehtësinë e tij; tokën dhe të gjitha gjallesat që banojnë në të bashkë me të gjitha zbukurimet e ëmbla dhe gjithë nur; ajërin dhe të gjitha meteorët; thellësitë e mëdha dhe gjithë gjallesat që notojnë në to; që të gjitha këto janë predikues të lëvdimit tënd dhe tregojnë lavdinë e Krijuesit madhështor. Sa e madhe është fuqia që krijoi një botë kaq madhështore nga hiçi; një fuqi që me shkathtësi të mrekullueshme i vë në lëvizje ato trupa të mëdhenj ndriçues dhe në një moment u dha ndikimin e lëvizjes së tyre, dritën dhe nxehtësinë, në ajër, det dhe tokë.

Jeta e pushtetshme u jep jetë të gjitha gjërave; e ruan strukturën e natyrës që ke krijuar. Sa e lavdishme është urtësia që i qeveris të gjitha gjërat, ajo urtësi që u cakton të gjithave vendin dhe rolin dhe përmes ligjeve të saj të përsosura e ruan bukurinë dhe harmoninë e të gjitha gjërave! Sa e lavdishme është ajo mirësi dhe dashuri që i krijoi të gjitha të mira, madje shumë të mira! Ne të lëvdojmë dhe përlëvdojmë Ty Zotin dhe Pronarin tonë sepse ne dhe të gjitha gjërat të përkasim vetëm Ty.

Richard Baxter (1615–1691). Një prej puritanëve Anglezë. Baksteri shërbeu si kapelan në ushtrinë e Oliver Kromuellit dhe si pastor në Kiderminster. Kur Jakobi II u hoq nga pushteti, ai u persekutua dhe u burgos për 18 muaj. Ai vazhdoi të predikonte dhe në atë kohë shkroi: “Predikova sikur të isha i sigurt që nuk do predikoja më, predikova si një njeri që po vdiste para atyre që po vdisnin.” Përveç veprave të tij teologjike ai ishte edhe poet dhe shkrimtar himnesh të krishtera. Ai shkroi gjithashtu Katekizmën e Familjes së tij.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*