Buzëqeshja e Reformimit

Pjer Vire
1511-1571

nga DagllasUilson

Pjer Vire lindi në vitin 1511. Ai ishte apologjist, orator, humorist dhe ekonomist, thënë shkurt një njeri shumë përpara kohëssë vet. Përveç gjithë kësaj, ai ishte edhe një teolog i madh.

Një biografi e shkruar kohët e fundit nga Zhan-Mark Berthud për Pjer Virenë mban nëntitullin “Një Gjigant i Harruar i Reformimit”, një nëntitull i cili e përmbledh më së miri personin dhe veprën e Pjer Viresë. Na është bërë zakon të ndalemi tek gjigantët e njohur të Reformimit, personalitete të tilla si Luteri apo Kalvini, dhe kështu kemi harruar se edhe ata kishin vërsnikët e tyre.

Njerku i Gjenevës

Vireja ishte mik i ngushtë i Kalvinit dhe që të dy i ishin borxhli deri në fyt të njëjtit burrë, njërit që quhej Guljelm Fareli. Ishte pikërisht Fareli ai që dëgjoi se Kalvini po kalonte përmes Gjenevës drejt një jetë të rehatshme studimesh në një bibliotekë diku gjetkë dhe më pas e bindi këtë të fundit që të qëndronte dhe të ndihmonte në veprën e reformimit. Me thënë të drejtën folja e bindi është një mënyrëmjaft e zbutur për të përshkruar se çfarë i bëri Fareli Kalvinit atë natë (Fareli e mallkoi Kalvinin me shkatërrim nëse ky i fundit nuk qëndronte në Gjenëvë), sepse i pari e tmerroi të dytin për ta detyruar që të zinte vendin e tij të rëndësishëm në historinë e botës.

Pjer Vireja ishte banor i Zvicrës, por kishte studiuar në Universitetin e Parisit. Ai ishte kthyer në besimin e reformuar gjatë qëndrimit në Paris dhe pastaj ishte kthyer në vendlindje (në qytezën e Orbesë) për t’i shpëtuar përndjekjeve që kishin filluar anembanë Francës. Ishte pikërisht Fareli ai që e thirri edhe Virenë në shërbesë dhe kështu ndodhi qëky embajti predikimin e parënë jetën e tij në moshën 20-vjeçare, nëmaj të vitit 1531. Kjo ndodhi pesë vjet përpara se Fareli t’i punonte qindin Kalvinit. Falë shërbesës së tij të pakursyer të predikimit në Obre, Vireja pati privilegjin e madh t’i shihte prindërit e vet të ktheheshin në besim dhe t’i bashkoheshin Reformimit.

Ashtu siç u lidh Kalvini me Gjenevën edhe Vireja u bë i pandashëm nga Lozana. Akademia e Gjenevës me të drejtë u bë e famshme anembanë kontinentit, por duhet thënë se fillesat e saj qenë fryti i punës voluminoze që bëri Vireja në vitet e para të reformimit. Vireja e themeloi Akademinë e parë të reformuar në Lozanë në vitin 1537. Akademiau rrit dhe lulëzoi në Lozanë, duke pasur në kulmin e lulëzimit të saj rreth njëmijë studentë të regjistruar pranë saj. Disa prej ish-studentëve të saj shkruan Katekizmin e Hajdelbergut (Zakaria Ursini dhe Kaspar Oleviani) si dhe Rrëfimin Belg (Guidode Breja). Drejtori i Akademisë qe Teodor Beza.

Djegia e urave

Mirëpo, Vireja u ballafaqua me një sfidë të ngjashme sikurse ajo e Kalvinit, e cila kishte të bënte me mënyrën se si duhej ushtruar disiplina kishtare në një kishë të kontrolluar nga shteti. Meqenëse Lozana gjendej nën autoritetin e qytetit të Bernës dhe meqenëse autoritetet civile nuk e lejonin disiplinën kishtare pa lejen dhe aprovimin e tyre, pikërisht për këtë shkak ai qytet lëngonte nën një prishje të vazhdueshme morale.

Një shembull flagrant i sa më lart ishte rasti i një burri që kishte hapur një shtëpi publike në shtëpinë e së ëmës, por që Berna vendosi që t’i jepej Darka e Zotit me gjithë protestat e forta të kishës së Lozanës. Sipas biografit Zhan-Mark Berthud: “Në shkrimet e tij polemike Vireja shpesh shkruante që Papa i Bernës me veladon të shkurtër (Shteti absolutist) ishte një armik shumë më i keq për besimin sesa ishte Papa i Romës me veladonin e tij të gjatë” (Pjer Vire, fq. 35).

Pas shumë përgjërimesh, Vireja vendosi që kishte ardhur çasti për t’ia vënë shtegun tek thana “Papës së Bernës”. U kërkoi autoriteteve vendore që ta shtynin një shërbesë Darke Zoti, me qëllim që ai të kishte mundësi të shqyrtonte dhe udhëzonte ata që do të vinin për t’u kunguar. Kur “Papa i Bernës” dëgjoi për këtë, u tërbua dhe kërkoi që Vireja të shkarkohej në vend, gjë e cila ndodhi. Pastaj Vireja shkoi në Gjenevë dhe në shenjë proteste i gjithë personeli pedagogjik i Akademisë dha dorëheqjen. Si rezultat i kësaj, pak muaj më vonë u themelua akademia e Gjenevës. Me pak fjalë, Akademia e Lozanës u zhvendos në Gjenevë dhe bashkë me të u zhvendos edhe reja e bekimeve që e shoqëronte këtë institucion arsimor.

Përherë i buzëqeshur ky reformatori

Fareli që përmendëm më lart ishte plotësisht ortodoks sa i përket doktrinës, por duhet pranuar që zjarri që i digjej përbrenda ia kishte djegur edhe mendjen. Ndryshe prej tij, Vireja ishte shumë më i ekuilibruar. Edhe pse Vireja ishte një polemist i efektshëm, edhe aspak një paçebërës kishtar, pas vdekjes së tij në vitin 1571, fitoi nofkën “Buzëqeshja e Reformimit”.

Vireja dinte se si të ishte luftarak, duke qenë njëherësh edhe mjaft tërheqës. Dhëntë Zoti që fara e këtij burri të shquar të reformimit të rishfaqet dhe të shtohet në numër.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*