Category: Mendime Shtjelluese

0

Mendime Shtjelluese Mateu 18

nga J C Ryle Mateu 18:1-14 Gjëja e parë që na mësohet në këto vargje është domosdoshmëria e konvertimit, e një konvertimi të manifestuar përmes përulësisë si prej fëmije. Dishepujt erdhën tek Zoti ynë...

0

Mendime Shtjelluese Mateu 17

Ungjilli sipas Mateut kapitulli 17 nga J. C. Ryle Mateu 17:1-13 Këto vargje përmbajnë një prej ndodhive më të jashtëzakonshme gjatë shërbesës tokësore të Zotit tonë – kjo ndodhi zakonisht quhet TRANSFORMIMI. Rendi në...

0

Mendime Shtjelluese Mateu 15

Mateu 15:1-9Në këto vargje kemi një bisedë mes Zotit Jezu Krisht dhe disa Skribëve dhe Farisenjve. Në pamje të parë tema e bisedës mund të duket se nuk ka shumë lidhje me kohët moderne. Por nuk është kështu në realitet. Parimet e Farisenjve janë parime që nuk vdesin kurrë. Në këtë kapitull gjenden të vërteta të një rëndësie shumë të madhe.Gjëja e parë që mësojmë është që në përgjithësi hipokritët u japin një rëndësi të madhe gjërave thjesht të jashtme në fe.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 14

nga J. C. RyleMateu 14:13-21Këto vargje përmbajnë një prej mrekullive më të mëdha të Zotit tonë, ushqyerjen e “pesë mijë burrave, përveç grave dhe fëmijëve,” me pesë bukë dhe dy peshq. Nga të gjitha mrekullitë që bëri Zoti ynë, asnjë tjetër nuk është përmendur aq shpesh në Dhiatën e Re sa kjo. Mateu, Marku, Lluka dhe Gjoni, që të katërt fokusohen tek kjo mrekulli. Është e qartë që kësaj ndodhi në historinë e Zotit duhet t’i kushtohet një vëmendjen e veçantë. Le ta bëjmë këtë gjë tani, dhe të shohim se çfarë mund të mësojmë.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 13

nga J. C. Ryle
Mateu 13:1-23Kapitulli që fillon me këto vargje është i jashtëzakonshëm për faktin e shëmbëlltyrave që përmban. Në këtë kapitull na paraqiten shtatë ilustrime të goditura për të vërtetën frymërore nga Kreu i madh i Kishës të cilat Ai i merr nga libri i krijimit. Duke e bërë këtë gjë Ai na tregon që mësimi fetar mund të mbështetet nga çdo gjë në krijim. Ata që dëshirojnë “të zbulojnë fjalë të pranueshme” nuk duhet ta harrojnë këtë gjë (Predikuesi 12:10).

0

Mendime Shtjelluese Mateu 12

nga J. C. RyleMateu 12:1-13Tema e madhe e cila del në pah në mënyrë kaq të dukshme në këtë pjesë të Shkrimit është Dita e Shabatit. Kjo është një temë rreth të cilës ekzistonin opinione të çuditshme mes Judenjve në kohën e Zotit tonë. Farisenjtë i kishin shtuar mësimit të Shkrimit në lidhje me këtë gjë, dhe e kishin mbinkarkuar karakterin e vërtetë të kësaj dite me traditat e njerëzve.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 11

Le të kujtojmë që ekziston Njëri që çdo ditë shënon gjithë sa bëjmë për Të, dhe sheh më tepër bukur në punën e shërbëtorëve të Tij nga sa shohin ata vetë. E njëjta gjuhë që dha dëshmi për Gjonin në burg, do të japë dëshmi për gjithë njerëzit e Tij ditën e fundit. Ai do të thotë, “Ejani, të bekuar të Atit tim, trashëgoni mbretërinë që u përgatit për ju që para themelimit të botës.” Pastaj, dëshmitarët e tij besnikë do të zbulojnë, për habinë dhe mahnitjen e tyre, që nuk kishte asnjë fjalë të cilën e thanë për llogari të Zotërisë së tyre e cila të mos marrë një shpërblim.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 10

Ky kapitull ka një solemnitet të veçantë. Këtu kemi regjistrimin e shugurimit të parë që ka ndodhur ndonjëherë në kishën e Krishtit. Zoti Jezus zgjodhi dhe dërgoi dymbëdhjetë apostuj. Këtu kemi tregimin e nxitjes së parë që ju dha shërbëtorëve të krishterë të sapocaktuar. Vetë Zoti Jezus është Ai që e përcjell këtë nxitje. Nuk ka pasur ndonjëherë një shugurim kaq të rëndësishëm. Nuk ka pasur kurrë një nxitje më solemne se kjo!Këtu gjejmë tre mësime që duken shumë qartë në pesëmbëdhjetë vargjet e para të këtij kapitulli. Le t’i marrim sipas radhës.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 9

Nëse e kemi disi idenë rreth lutjes, le ta mbajmë përherë në mendje që të mos harrojmë kurrë këtë thirrje solemne të Zotit tonë. Le ta ngulitim në mendjen tonë që kjo është një prej mënyrave më të mira për të bërë mirë dhe për të penguar ligësinë. Puna personale për shpirtrat është gjë e mirë. Dhënia e parave është gjë e mirë. Por lutja për shpirtrat është më e mira. Me lutje arrimë tek Ai pa të cilin puna dhe paraja janë njëlloj të kota. Me lutje marrim ndihmën e Frymës së Shenjtë.