Category: Pyetje & Përgjigje

0

A i mban mend Perëndia mëkatet tona apo i harron ato?

Tani pra, nuk ka më asnjë dënim për atë që janë në Krishtin Jezus, Romakëve 8:1. Ajo fjala ‘tani’ është shumë e çmuar, apo jo? Tani nuk ka më asnjë dënim, që do të thotë, sikurse tha Jezusi, Ju nuk do të vini në gjyq. Domethënë, nuk do të të duhet që të dënoheni. Dënimi juaj ka mbaruar, nuk jeni më fajtorë, jeni të drejtë para Perëndisë së gjallë. Dhe sigurisht, arsyeja është sepse jemi bashkuar me Krishtin. Ndërshkimi i Tij u bë ndëshkimi ynë dhe ringjallja e Tij u bë ringjallja jonë. Tashmë jemi ulur në të djathtë të Perëndisë dhe kemi kaluar nga vdekja në jetë, prandaj, në këtë kuptim ne nuk shkojmë në gjyq. Nuk ka më asnjë dënim. Megjithatë, është e qartë që do të dalim përpara gjyqit sipas veprave tona.

0

A u tregua Perëndia i padrejtë në kryq?

Drejtësia kërkon që ndëshkimi t’i jepet atij që ka kryer mëkatin. Ligji i Përtërirë 24:16, “Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.” Pikë! Kjo është arsyeja pse kryqi është skandal për Judenjtë dhe pyetja është nëse duhet të jetë kështu. A është i drejtë? A e shkel ligjin e Perëndisë? A e shkeli Perëndia ligjin e Tij kur vendosi të bënte që Krishti të ishte zëvendëses? Këtu gjendet vetë zemra e ungjillit. Prandaj, nuk mund të bëni dot një pyetje më thelbësore sesa kjo, sepse 1 Korintasve 15:3 thotë: Krishti vdiq për mëkatet tona. 1 Pjetri 3:18 thotë: Krishti vuajti një herë e përgjithmonë, i drejti për të padrejtët, duke e thënë në mënyrë kaq të prerë saqë na duket si gabim. Si mund të vdesë një person i drejtë në vend të një personi të padrejtë?

0

Të jetuarit është Krishti – Çfarë do të thotë kjo?

Mendoj që si përgjigje ndaj pyetjes së Laurës ka dy mënyra për ta përkufizuar thënien “për mua të jetuarit është Krishti”; së pari, mund ta bëjmë këtë gjë nga konteksti i menjëhershëm i Filipianëve 1:20-26; së dyti, mund ta bëjmë nga Filipianëve 3. Do ta shikoni pse të dyja këto janë kaq të përshtatshme.“’Të jetuarit është Krishti’ dhe ‘vdekja është fitim’ janë dy mënyra sesi Pali e mardhëron Krishtin me trupin e tij.” #JohnPiper

0

Si ta di që jam i shpëtuar?

I gjithë libri i Gjonit sipas asaj që thotë Gjoni 20:31 është shkruar “që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.” Prandaj, mesazhi i pagabueshëm përgjatë gjithë Dhiatës së Re është: Ne shpëtohemi duke besuar në Jezusin. Prandaj, ngulite vëmendjen tënde tek Krishti në ungjijtë e Gjonit, Mateut, Markut dhe Llukës – dhe në të gjithë Biblën. Fokusoje vëmendjen tënde në Krishtin dhe thuaj atë që shikon. “Ne rrëfejmë me gojë që Jezusi është Zot.” Dhe thuaj se çfarë ndjen për këtë. “E pranoj Atë. E dua Atë. Ai është Perëndia im. Ai është Zoti im. Ai është thesari im.” Rrëfeje këtë gjë. Dëgjoje veten duke e thënë këtë gjë. Ja thuaj këtë të tjerëve. Thuaja bashkëshortes. Thuaja fëmijëve të tu. Thuaja shokut tënd. “Jezusi është Zoti im.”

0

A vdiq Krishti për të gjithë botën?

Reagimi im kryesor është t’i inkurajoj njerëzit. Të gjithë ata që po e dëgjojnë/lexojnë këtë artikull, të gjithë ata që lexojnë librin, lexojnë Biblën, lexojnë recensione; kurdoherë që dëgjoni dikë të bëjë një koment për vdekjen e Krishtit sigurohuni që të pyesni: Çfarë mendon se do të thotë kjo? Me fjalë të tjera, nëse dikush thotë: Jezusi vdiq për të gjithë njerëzit. Mirë. Nuk do ta kundërshtoj këtë gjë, derisa të pyes: Çfarë mendon se do të thotë kjo gjë?

0

A është Jezusi e vetmja udhë shpëtimi?

Bibla e prezanton Jezusin si udha e vetme mes të gjitha feve të botës dhe kjo është arsyeja pse ka një mandat kaq të rëndësishëm për kishën që të përhapë ungjillin në të gjithë popujt e botës. Nuk ka shpëtim pa njohur, përqafuar dhe besuar Krishtin si ai që vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall sërish.

0

Si ta di që kam vlerë në sytë e Zotit e megjithatë të mos bëhem krenare?

Hiri i Perëndisë është më i madh
Mendoj që Tim Keller është ai që e ka bërë të famshëm formulimin e ungjillit: “Ju jeni më tepër mëkatarë nga sa keni menduar ndonjëherë.” Dua t’ia them këtë gjë edhe Kejsit e cila e ka përshkruar me terma shumë të fortë ndjesinë e saj për neverinë ndaj vetes, që ajo nuk ka arritur në fund të thellësisë së mëkatit të saj. Asnjëri prej nesh nuk e ka arritur.