I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë

DUHET T’I DREJTOHEMI NË MËNYRË SOLEMNE ASAJ QENIEJE PAFUNDËSISHT MADHËSHTORE DHE TË LAVDISHME, SI NJERËZ TË PUSHTUAR NGA BESIMI I PLOTË I PRANISË SË TIJ DHE NGA NJË DROJË DHE MAHNITJE E SHENJTË PËR MADHËSHTINË E TIJ GJË TË CILËN MUND TA BËJMË ME SHPREHJE TË TILLA

I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është  Zoti Perëndi, i Plotfuqishmi, që ishte, që  është dhe që do të vijë! Zbulesa 4:8

Ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun. Psalmi 83:18

O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; Ky është Perëndia im, unë do ta përlëvdoj; është Perëndia i atit tim, unë do ta lartësoj. Psalmi 63:1, Eksodi 15:2.

Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Jeremia 10:10, 1 Thesalonikasve 1:9, Ligji i Përtërirë 6:4.

Kështu mund të dallohemi prej adhuruesve të perëndive të rreme.

Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut. Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre. Pjesa e Jakobit nuk është si ata, sepse Ai ka formuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zot i ushtrive. I cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Psalmi 115:4, 8; Jeremia 10:15-16, Romakëve 9:5

Sepse shkëmbi i tyre nuk është si Shkëmbi ynë; vetë armiqtë tanë janë gjykatësit e tyre, Zoti është shkëmbi i përjetshëm, O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi. Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin. Ligji i Përtërirë 32:31, Isaia 26:4, Psalmi 135:13, Jeremia 10:11.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*