Nevoja jonë më e madhe në Krishtlindje!

23 Dhjetor

prej John Piper

Nevoja jonë më e madhe në Krishtlindje!

Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës. Dhe ai vetë do të jetë paqja.

Mikea 5:4–5

Ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës,” premton Mikea. Nuk ka për të pasur xhepa rezistence që nuk do të nënshtrohen. Siguria jonë nuk do të kërcënohet nga ndonjë forcë e huaj. Çdo gju do të përkulet dhe çdo gjuhë do ta rrëfejë atë si Zot. E gjithë toka do të mbushet me lavdinë e tij.

Ai vetë do të jetë paqja.” Po, në këtë kontekst përfshihet paqja, politike tokësore përfundimtare. Mikea tashmë ka folur për këtë gjë tek Mikea 4:3,

Ai do të jetë gjyqtari midis shumë popujve
dhe do të jetë arbitri midis shumë kombeve të fuqishme dhe të largëta.
Me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore
dhe me ushtat e tyre drapërinj;
një komb nuk do ta ngrerë më shpatën kundër tjetrit
dhe nuk do të stërviten për luftë.

Një ditë sundimtari – Mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotërve – do të kthehet dhe ta bëjë këtë gjë realitet. Më në fund mesazhi i asaj këngës së mrekullueshme të Krishtlindjes do të përmbushet:

Me vërtetësi dhe hir botën sundon
I bën kombet të përjetojnë
Lavdinë e drejtësisë së tij
Dhe mrekullitë e dashurisë së tij

Por ka edhe një paqe më të thellë – një paqe që duhet të ndodhë para se të ketë paqe mbi tokë. Duhet të ketë paqe mes nesh dhe Perëndisë. Mosbesimi ynë dhe zemërimi i tij duhet të largohen. Kjo është paqja jonë më e thellë – dhe nevoja jonë më e thellë për Krishtlindje.

Mikea e dinte që kjo paqe po vinte. Ai e kishte përjetuar personalisht (Mikea 7:8-9). Ai e përshkruan në mënyrë të bukur në fund të librit të tij tek Mikea 7:18-19:

Cili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë
dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij?
Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij,
sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm.
Atij do t’i vijë përsëri keq për ne,
do të shkelë paudhësitë tona,
Ti do të hedhësh në fund të detit
tërë mëkatet tona.

Kjo ishte vepra e madhe e Mesias që ishte ende për t’u kryer. Po, ka ende armiq mbi tokë që duhet të mposhten nëse do të kemi paqe. Por, ai armiku i madh i quajtur mëkat dhe gjykim – ky është armiku më i madh dhe më i lig. Ungjilli i Krishtit-njeri është ky: Krishti i ka shkelur me këmbë armiqtë e tij në kryq. Prandaj për këdo që i beson atij, mëkatet e tyre janë hedhur në fund të detit.

Prandaj ne nuk themi, “Lavdi për ne,” por “Lavdi Perëndisë në vendet shumë të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron pëlqimi i tij!”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*