Ngushëllim për të pikëlluarin
“Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!”
“I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj, do ta udhëheq dhe do t’i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar.” – Isaia 57:18
Këtu shohim shprehjen e mendimeve të Perëndisë për vajtuesin e pikëlluar. Ai që në lashtësi e hodhi vështrimin e Tij mbi Izraelin në skllavëri, dhe u hapi udhë mendimeve të zemrës së Tij me këto fjalë, “E njoh vuajtjen e tyre;” Ai që në një epokë të mëvonshme pa nga majat e maleve barkën e brishtë që po hidhej andej këndej nga valët në liqen, dhe nxitoi për t’i shpëtuar dishepujt e tij që nuk besuan – i thotë çdo të pikëlluari të mjerë ‘Mendimet e Mia janë të fiksuara mbi ty. E kam caktuar Unë sprovë tënden. E kam dekretuar unë atë varr të hershëm apo të papritur. Le të më zërë besë besimi në këtë orë të errët kur natyra e dobët njerëzore mund të mos e kuptojë dot misterin e veprimeve të Mia.’
Pjesët e njëpasnjëshme të këtij vargu formojnë një shkallë të bukur. Perëndia “sheh”, Ai “shëron”, Ai “udhëheq”, Ai “ngushëllon!”
Perëndia SHEH. Ai e njeh plotësisht rastin tim, njeh karakterin dhe rrethanat e mia. Vetëm Ai mund të gjykojë se cilat janë “nevojat” e sprovës. Ai ka një arsye të mençur për disiplinën e Tij.
Perëndia SHËRON. Ai vjen me balsamin dhe ngushëllimit të Tij qiellor, Kur vala e trishtimit ta ketë realizuar qëllimin për të cilin u dërgua, Ai thotë, “Deri këtu do të arrish – dhe jo më tej!”
Perëndia UDHËHEQ. Ai nuk dërgon një goditje të fortë – dhe pastaj të harrojë. Ai nuk e lë qengjin e qethur mes errërave të forta të sprovës. “Zoti do të të udhëheqë vazhdimisht, do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata,” me drejtim dhe sigurim, dy nevojat e shtegtarit – dhe këtë ka për ta bërë edhe “në vendet e thata,” – kur të kenë dështuar furnizimet e botës!
Perëndia NGUSHËLLON. Dashuria e nënës për fëmijën e saj manifestohet, jo vetëm në momentin kur ai pëson ndonjë lëndim të madh – por në netët e njëpasnjëshme të kujdesit të butë me durim dhe të ndënjurit zgjuar pa u lodhur. “Ashtu si një nënë e ngushëllon fëmijën e saj, kështu unë do t’ju ngushëllo,” thotë Perëndia!
Në momentin e humbjes së trishtuar, jepen shumë zbulesa të një Perëndie të fshehur apo të panjohur më parë. Në përleshje sikurse Jakobi me Engjëllin e besëlidhjes, shpesh shpirti nis të ndiejë për herë të parë, në atë orë përleshje, ndjen prekjen e Tij – vetëdijen e një Pranie, e cila më përpara njihej në mënyrë të zbehtë, tani ndihet fort. Sikurse ‘Izraeli,” duhet të shkojmë duke ‘çaluar’ në varr. Por vendi i lëndimit më në fund quhet nga ne “Peniel,” sepse atje “e pamë Perëndinë ballë për ballë;” dhe nga ai moment kemi vazhduar udhëtimin të trishtuar por gjithmë duke ngazëlluar.
Le të kapemi fort pas këtij ngushëllimi të fortë. Mendimet që kemi për zemra të tjera mund të humbasin. Ata që mendoni për ne dhe që shkëmbenin mendime me ne – tani mund të na përshëndesin me ndonjë buzëqeshje të heshtur nga portretet e tyre të varura në mur. Krahët e prindërve që na ngushëllonin – mund të jenë duke u tretur në dhe. Rrëkeja që dikur gurgullonte me muzikën e saj të gëzueshme, tani mund të ketë rënë në heshtje dhe tani soditim një kanal të thatë dhe pa ujë. Por “Jehova jeton!” Drejt vajtuesit është kthyer NJË zemër që rreth me mendime dashurie të pandryshueshme! Ti që po derdh lot, mund të thuash edhe në mes të vetmisë së madhe dhe përmes lotëve të vajtimit, “Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.”
“Thoughts of God” by John MacDuff
Përkthimi nga www.fjaletejetes.com
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!