Një jetë e vetme
prej James A Francis
Një njeri i lindur në një fshat të prapambetur,
fëmija i një gruaje fshatare hebreje.
Ai u rrit në një fshat tjetër të prapambetur.
Punoi në një zdrukthëtari derisa u bë 30 vjeç
dhe pastaj për tre vjet ai qe një predikues shëtitës.
Ai kurrë nuk shkruajti ndonjë libër.
Ai kurrë nuk pati ndonjë post.
Ai kurrë nuk pati një shtëpi.
Ai kurrë nuk kishte një familje.
Ai kurrë nuk shkoi në universitet.
Ai kurrë nuk shkeli në një qytet të madh.
Ai kurrë nuk udhëtoi 200 milje larg vendlindjes së tij.
Ai kurrë nuk bëri as edhe një nga gjërat
që zakonisht shoqërojnë të madhërishmen.
Ai nuk kishte kredenciale përveç vetvetes.
Ndërsa ishte ende i ri vala e opinionit popullor u kthye kundër Tij.
Shokët e Tij e braktisën.
Madje njëri prej tyre e tradhëtoi dhe një tjetër e mohoi.
Ai u dorëzua në duart e armiqve të Tij.
Ai duroi talljet e një gjyqi qesharak.
Ai u gozhdua në një kryq në mes të dy hajdutëve.
Ndërsa po vdiste, egzekutuesit e Tij luajtën kumar për
të vetmen copë pasurie që Ai kishte në tokë – dhe kjo ishte tunika e tij.
Kur Ai vdiq e zbritën dhe e vendosën në
një varr të marrë hua si rezultat i keqardhjes së një miku .
Njëzetë shekuj të gjatë kanë ardhur dhe kanë shkuar,
dhe sot në shekullin 21 Ai është epiqëndra e racës njerëzore
dhe udhëheqësi i progresit.
Prandaj me të drejtë them se
të gjitha ushtritë që kanë marshuar ndonjëherë,
të gjitha anijet që janë ndërtuat ndonjëherë,
të gjithë parlamentet që janë mbledhur ndonjëherë,
dhe të gjithë mbretërit që kanë mbretëruar ndonjëherë
të marra së bashku nuk e kanë ndikuar jetën e njeriut
mbi këtë botë aq fuqishëm sa ajo,
Jetë e Vetme.