Pengesa më e suksesshme e Perëndisë!

16 Dhjetor

Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.” – Filipanëve 2:9-11

Krishtlindja ishte pengesa më e suksesshme e Perëndisë! Ai ka qenë gjithmonë i kënaqur ta tregojë pushtetin e tij përmes gjërave që nga jashtë duken si dështime.

Jozefit në ëndërrën e tij iu premtua lavdi dhe pushtet (Zanafilla 37:5-11). Por në mënyrë që ta arrinte atë fitore ai duhej të bëhej skllav në Egjipt. Sikur kjo të mos mjaftonte, kur gjendja e tij u përmirësua për shkak të integritetit të tij, u bë më keq se një skllav – u fut në burg.

Por e gjitha kjo ishte planifikuar. Atje në burg ai takoi kupëmbajtësin e Faraonit që më në fund e nxori para Faraonit që e vendosi mbi gjithë Egjiptin. Sa rrugë e çuditshme drejt lavdisë! Por kjo është udha e Perëndisë – madje edhe për Birin e Tij. Ai e zbrazi veten dhe mori trajtë shërbëtori. Më keq se një skllav – i burgosur – dhe u ekzekutua. Por ashtu si Jozefi ai e ruajti integritetin e tij. “ Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju.” (Filipianëve 2:9-11).

Kjo është udha e Perëndisë edhe për ne. Edhe ne na është premtuar lavdi – nëse vuajmë bashkë me të (Romakëve 8:17). Rruga për t’u ngjitur lart shkon poshtë. Për të ecur përpara duhet të shkojmë pas. Udha drejt suksesit është përmes pengesave të caktuara në mënyrë hyjnore. Ato gjithmonë do të duken si dështime dhe kështu do të ndihemi.

Por nëse Jozefi dhe Jezusi na mësojnë ndonjë gjë këtë Krishtlindje është kjo “Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës.” (Zanafilla 50:20).

Shenjtorë të trembur merrni guxim
retë nga të cilat keni kaq frikë
plot me mëshirë janë ngarkuar
shumë shpejt bekimi mbi ju do të bjerë

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*