Pse Adami ka rëndësi për Misionin Botëror?

nga Pastor John Piper

Pastor John, herën e fundit folët për rëndësinë e historicitetit të Adamit në mënyrë të veçantë në kishën lokale. Në këtë episod dëshiroj ta vazhdojmë bisedën rreth Adamit në lidhje misionet globale. Pse historiciteti i Adamit ka rëndësi për misionarët?

Kur isha duke predikuar nga Romakëve para dhjetë vjetësh arrita në kapitullin pesë dhe nuk kisha menduar kurrë më parë se sa të rëndësishme janë vargjet Romakëve 5:12-21 për misionin. Këto vargje fillojnë duke thënë , “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan.” Pastaj Pali vazhdon ta krahasojë Adamin me Krishti si krerët e dy njerëzimeve të ndryshme. Të gjithë ne jemi në Adamin për shkak se ai është kreu ynë. Ata prej nesh që e pranojmë hirin që gjendet në Krishtin Jezus jemi në Krishtin Jezus, dhe kështu ai është kreu ynë i ri i cili po krijon një njerëzim të ri.

Mesazhi që mora prej këtyre fjalëve ishte: çdo fis, çdo grup njerëzish në botë – dhe ka me mijëra të tilla – nëse shkoni tek ndonjëri prej tyre dhe mësoni gjuhën dhe kulturën dhe tyre dhe gjeni mënyrën për të komunikuar me ta, nuk ka pse të keni frikë që mesazhi që ju po sillni është në një farë mënyre i papërshtatshëm në kulturën e tyre. Për shkak se mund t’ju predikoni këtë: ka ekzistuar një njeri i parë nga i cili kemi ardhur të gjithë ne. Kjo është mënyra që përdor Pali tek Veprat 17. Problemi juaj është saktësisht i njëjtë si problemi im për shkak se stër-stër-stër-stër-stër-stër-stërgjyshi juaj u rebelua kundër Perëndisë Krijuesit, ai ra në mëkat dhe njerëzimi ka vazhduar të jetë kundër këtij Perëndia që nga ajo kohë. Perëndia dërgoi Birin e Tij Jezu Krishtin në botë në mënyrë që kjo mosbindje të mund të trajtohej përmes bindjes së tij të përsosur dhe përmes vdekjes së tij e cila i mbulon të gjitha mëkatet tona.
Një urrë për misionin në atin tonë të përbashkët

Kjo strukturë të menduari – dënim përmes Adamit dhe drejtësim përmes Krishtit – nuk është e kushtëzuar nga ana kulturore. Mund t’ju duhet të gjeni fjalët e duhura për ta thënë, por vetë realiteti është universal. Për këtë arsye ky mësim është kaq i përshtatshëm në mënyrë të mahnitshme për misionin për shkak se misioni trajton çështjen, “Si mund t’ju prezantojmë lajmin e mirë njerëzve që nuk dinë asgjë?” Ata nuk dinë asgjë për historinë e Krishterimit por ne mund ta rrënjosim atë histori në atin origjinal të tyre dhe tonin dhe në Birin e Perëndisë që erdhi në botë dhe mbarti fajin e atit tonë të përbashkët. Kështu ky mesazh i tejkalon kulturat në mënyrë të mrekullueshme.

E gjitha kjo do të thotë që kur misionarët përgatiten për kudo që do të shkojnë, fokusi i tyre nuk duhet të jetë thjesht tek gjuha, antropologjia dhe kultura. Sot ka një theks shumë të madh tek besimi që suksesi ynë do të varet nga fakti nëse jemi mjaft të zgjuar në të gjitha këto dimensione misiologjike. Këto janë të rëndësishme. Nuk dëshiroj t’i minimizoj, por teologjia dhe kuptimi i Shkrimit – në mënyrë të veçantë Romakëve 5, sikurse edhe kemi folur – është vërtet shumë thelbësor.

Prandaj, misionarët duhet të jenë njerëz që vërtet interesohen për këtë lloj teologjie biblike. Kur e kuptojnë atë që thotë vërtet Bibla do të shohin që kanë për të qenë të aftë në mënyrë të mrekullueshme për të hyrë në vetë natyrën e njerëzve të cilëve po ju flasin për shkak se Bibla është e rrënjosur shumë thellë në atë që është reale dhe e vërtetë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për çështjen e Adamit dhe atë të drejtësimit por edhe për shumë të tjera. Nuk ka për të qenë kurrë e parëndësishme nëse i kushtoheni studimit të Shkrimit sikurse gjithë dimensioneve të tjera kulturore të përgatitjes për të shkuar në mision.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*