18 Tetor – Octavius Winslow

18 Tetor

“Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë.” Gjoni 11:3

Lexues i dashur, kjo është e vërteta mbi të cilën Zoti i jep mundësi shpirtit tënd të mbështetet si jastëk i butë, që ti je i sëmuri të cilin Ai e do. Nuk ka dyshim që armiku është përherë i gatshëm t’i bezdisë shenjtorët e Perëndisë, i gatshëm të shfrytëzojë çdo rrethanë në historinë e tyre për të arritur synimet e Tij të liga, ai e ka shfrytëzuar sëmundjen tënde për të të sugjeruar mendime të ashpra dhe mosbesuese për dashurinë e Zotit për ty. “A të do Ai ty? A mund të të dojë dhe prap të të lëndojë në këtë mënyrë? Si ka mundësi, këto ethe të forta, këto djersë gjatë natës, këto këputje dhe të fikët, këto tortura të padurueshme, kjo lëngatë e gjatë, kjo sëmundje tinëzare – dhe ende mendon se Perëndia të do? E pamundur!” Ky ka qenë arsyetimi i rremë i Satanit si dhe jehona e mosbesimit. Por Lazari ishte i dashur nga Jezusi, po kështu je edhe ti!

Ajo dhomë e errësuar, ai shtrat i rrethuar me perde, ka brenda dikë për të cilin Biri i Perëndisë zbriti në tokë – të jetonte, të mundohej dhe të vdiste! Ajo dhomë shpesh është e shkëlqyer nga prania e Tij dhe ai shtrat shpeshë rregullohet nga duart e Tij. Jezusi nuk mungon kurrë në atë vend! Bashkëshorti i dashur, bashkëshortja e kujdesshme, prindi i dashur, motra e palodhur, shërbyesja besnike, nuk janë kurrë më të pranishëm në atë vend solemn se sa Jezusi. Ata duhet të largohen për pak, por Jezusi nuk largohet kurrë nga ai shtrat. Gjumi i mposht ata, por Ai që kujdeset për atë që po vuan “nuk fle dhe nuk dremit.” Një kujdes i gjatë dhe i lodhshëm i bën ata të dorëzohen; por Ai, kujdestari Hyjnor, “nuk mundohet dhe as lodhet.” Po. Jezusi të do, nuk të do më pak, jo, Jezusi të do më tepër, tani që je shtrirë në shtratin e mundimeve, tani që je i dobët dhe varesh plotësisht tek Ai.

Sërish e përsëris, kjo është e vërteta e vetme që tani ka për ta qetësuar dhe ngushëlluar shpirtin tënd. Jo mendimi i dashurisë tonë për Jezusin, por mendimi i dashurisë së Jezusit për ne, kjo është e vërteta mbi të cilën duhet të prehet mendja jote e shqetësuar. Në shumicën e mendimeve brenda teje, ky është ngushëllimi që ka për ta kënaqur shpirtin tënd – “Jezusi më dot.” Dashuria jote për Krishtin tani nuk do të jep asnjë mbështetje, asnjë inkurajim, asnjë shpresë. Nuk mund të nxjerrësh dot asnjë pikë ëmbëlsi nga mendimi i dashurisë tënde për Shpëtimtarin. Kjo ka qenë një ndjenjë shumë e dobët dhe e ndryshueshme, ka qenë një emocion i dobët dhe i lëkundur në shprehjen e tij, ka qenë si një shkëndijë që shpesh fiket dhe humbet nga sytë aq sa kujtimi dhe rishikimi i saj tani vetëm sa priret të të bëjë konfuz dhe të të zhytë në dëshpërim.

Por, oh çfarë gjëje madhështore që është mendimi i dashurisë së Zotit. Vendose mendjen mbi dashurinë e pavdekshme, të pamerituar dhe të përjetshme të Tij – kështu të aftësohesh ta përballosh këtë sëmundje të dhimbshme, këtë vuajtje të zgjatur, këtë “sëmundje që të ka lënë në vend,” me dashuri, një dashuri hyjnore, të butë, të palodhur dhe të pashueshme – kjo ka për ta ripërtërirë njeriun e brendshëm, edhe pse ai i jashtëm po dobësohet dita-ditës. Kjo do ta forcojë shpirtin në fluturimin e tij qiellor, ndërsa kasollja e tij prej balte po prishet dhe rrënohet. Gjithçka është dashuri në zemrën e Perëndisë për ty. Kjo sëmundje vërtetë mund të jetë një korrigjim – dhe korrigjimi gjithmonë hamendëson mëkatin – por ky është një korrigjim i dashur dhe ka për qëllim të “rritë madhështinë tënde.”

Në mendjen e Perëndisë nuk ka as edhe një mendim apo ndjenjë e cila të mos jetë dashuri. Sëmundja jote është dërguar për të dëshmuar që Perëndia është dashuri, dhe që ti, edhe pse je i sëmurë, je një prej të favorizuarve të Tij. Depresioni i sëmundjes mund të hedhë një hije mbi këtë të vërtetë, por vetë ky errësim mund të rezultojë në të mirën tënde dhe të të shpalosë dashurinë e Perëndisë duke të sjellë në një varësi edhe më të thjeshtë besimi. Lexues i sëmurë, gjurmoje sëmundjen tënde të tanishme te dasshuria e Atij që “mori mbi vete dobësitë e tua dhe mbarti sëmundjet e tua.” Nëse Ai mund ta kishte arritur synimin e rëndësishëm për të cilin u dërgua duke të përjashtuar nga lëndimi i saj, nuk do të kishe përjetuar as edhe një orë pa gjumë, asnjë ditë të vetmuar; asnjë pikë djerse nuk o ta kishte njomur ballin tënd dhe faqet e tua nuk do të ishin skuqur nga temperatura. Ai, Shpëtimtari yt i dashur, Miku yt i butë, Perëndia yt shpengues, e mbajti të gjithën për ty ashtu sikurse mbarti edhe mallkimin e saj të tmerrshëm – mallkimin dhe mëkatin tënd në trupin e Tij mbi kryq.

Dorëzoja zemrën tënde të shqetësuar ndikimit qetësues dhe shërues të kësaj të vërtete të çmuar dhe ajo ka për ta ndriçuar errësirën e sëmundjes me një shkëlqim dhe vezullim – me reflektimin e shëndetit të shpirtit – qiellor dhe hyjnor. “Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*