A janë Kalvinistët të papajtueshëm me Romakët 9

nga Pastor John Piper

Ne mesazhet që na dërgojnë dëgjuesit, Romakëve 9 është përmendur pothuaj 300 herë. Kemi shumë pyetje/përgjigje që trajtojnë këtë kapitull. Sot kemi një pyetje për faktin pse Kalvinistët shpesh flasin për zgjedhjen e besimtarëve si të pakushtëzuar, por për refuzimin e atyre që nuk janë të zgjedhur si të kushtëzuar? Pyetja e sotme nga vjen nga Henri.

“I dashur Pastor John, tek Romakëve 9:10-13 Pali thotë që Perëndi e deshi Jakobin dhe e urreu Esaun para se ata të kishin bërë ndonjë gjë të mirë apo të keqe. Kam dëgjuar shumë Kalvinistë të thonë që zgjedhja nuk ka të bëjë fare me veprat, si të mirat ashtu dhe të këqijat, ato të kryerat apo ato të parashikuarat. Kjo është e vërtetë dhe e lavdishme. Megjithatë, shumë nga ata Kalvinistë thonë që kur Perëndia i paracakton njerëzit për në ferr, Ai sigurohet që ata ta meritojnë gjykimin, për shkak të mëkateve të tyre. Kjo mua më tingëllon si kontradiktore. Nëse zgjedhja është e pakushtëzuar, pse humbja shpesh herë paraqitet si një reagim i kushtëzuar?”

Izraeli i vërtetë
Le ta vendosim para syve tanë tekstin kyç dhe të sigurohemi që ta kuptojmë pyetjen në kontekstin e saj. Ja se çfarë thotë Pali tek Romakëve 9:11-13

“Sepse para se t’i lindnin fëmijët [Jakobi dhe Esau] dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe,” është shumë, shumë e rëndësishme, të shohim që ata nuk kishin bërë asgjë të mirë apo të keqe. Pali po shpjegon pse Perëndia zgjedh ashtu sikurse bën – “që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas” – dhe mund të prisni të thotë për shkak të besimit, por nuk thotë këtë – “veprave, po prej atij që thërret, iu tha asaj: ‘Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit’, siç është shkruar: ‘E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun’.” (Romakëve 9:11-13)

Ajo që Pali kishte thënë në vargun 6 që premtimet e Perëndisë ndaj Izraelit nuk kishin rënë poshtë, edhe pse shumë Judenj po humbitnin. Sipas vargut tre, ata po mallkoheshin dhe po ndaheshin nga Krishti.

Arsyeja pse premtimet e Perëndisë ndaj Izraelit nuk kishin rënë poshtë, edhe pse disa prej tyre po humbitnin, është që “jo të gjithë që janë nga Izraeli janë Izrael.” Domethënë, premtimet shpëtuese të Perëndisë nuk garantojnë shpëtimin e çdo Izraeliti etnik, por vetëm shpëtimin e Izraelit të vërtetë. Kjo është forca e vargjeve 6-8. Jo të gjithë pasardhësit e Abrahamit janë fëmijë të Perëndisë.

Gjetja e rrënjës
Pastaj Pali tregon rrënjën më të thellë të asaj se çfarë e bën një person pjesë të Izraelit të vërtetë, pjesë të Izraelit të shpëtuar. Rrënja më e thellë është zgjedhja e pakushtëzuar e Perëndisë. Domethënë, zgjedhja e një personi nga Perëndia dhe jo e të tjerëve, e cila nuk është bazuar mbi vepra të mira apo të liga.

Për cilën zgjedhje je duke folur? Epo, ajo që Pali po trajton këtë gjë në vargun 3 është sesi është e mundur që kaq shumë individë Izraelit mund të humbasin, të mallkohen dhe të ndahen nga Krishti? Çështja për të cilën bëhet fjalë është shpëtimi i përjetshëm.

Pali po ndjen një barrë të madhe për “për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit” të cilët janë të humbur, që janë përjetësisht të mallkuar. Prandaj, zgjedhja këtu ka kuptimin e zgjedhjes se kush do të jetë Izraelit i vërtetë, fëmijë i vërtetë i Perëndisë, dhe kush nuk do të jetë (Romakëve 9:6-8).

Inkuadrimi i pyetjes
Tani, ajo që po vë në dukje Henri është që Shkrimet, dhe jo Kalvinistët – Shkrimet mësojnë që të gjithë ata që janë caktuar për dënim të përjetshëm, për ferrin, meritojnë të jenë atje. Ky është mësimi biblik.

Askush nuk është në ferr sepse nuk meriton të jetë atje. Njerëzit do të jenë atje për shkak të mosbesimit dhe mëkatit të tyre.
Henri po thotë që kjo tingëllon si kontradiktore. Zgjedhja e pakushtëzuar, nga njëra anë, dënimi i kushtëzuar, nga ana tjetër. Kur Perëndia vendosi të mos e zgjidhte një person, nuk e bazoi vendimin e Tij tek mosbesimi dhe mëkati i parashikuar. Por kur Ai e dënon një person, në fund kjo bazohet tek mosbesimi dhe mëkati. Dhe Henri vret mendjen nëse kjo është kontraditë.

I drejtë në dënim
Përgjigja ime është jo. Nuk është kontradiktë.

Ka arsye të mira pse Perëndia zgjedh në fillim ashtu siç bën. Dhe ka arsye të mira pse Perëndia gjykon në fund ashtu si siç bën. Këto veprime zgjedhjeje dhe dënimi dhe këto arsye nuk janë kontradiktore.

Ai dënon në fund në bazë të mosbesimit dhe mëkatit, për shkak se Ai është i drejtë. Dhe parimi i drejtësisë në Bibël është:

  • “Mos vrit të pafajshmin dhe të drejtin.”(Eksodi 23:7)
  • “Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.” (Fjalët e Urta 17:15)
  • “Ndërsa atyre që kundërshtojnë e nuk i binden së vërtetës, por i binden padrejtësisë, indinjatë dhe zemërim,” (Romakëve 2:8)

Ky është parimi biblik i drejtësisë, dhe Perëndia është i drejtë.

Vendimi përfundimtar i Perëndisë për ta dërguar dikë në ferr ka për të qenë për shkak se ata e meritojnë. Nuk do të ketë padrejtësi. Askush nuk do të jetë në ferr që nuk meriton të jetë atje. Asnjë shkallë dënimi në ferr nuk ka për të qenë në mospërputhje me madhësinë e fajit të mëkatarit (Lluka 12:47).
Perëndia dënon në bazë të mosbesimit dhe mëkatit për shkak se Ai është i drejtë.

E pakushtëzuar
Por Perëndia zgjedh para themelimit të botës, jo në bazë të mosbesimit dhe mëkatit për shkak se Ai është i lirë dhe i pavarur nga të gjitha shtrëngimet e jashtme kur formon planin e Tij. Më lejoni ta them sërish. Ja sesi e thotë Pali. Duket që po mundohet shumë në përpjekje për ta bërë të qartë këtë gjë:

“Sepse para se t’i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe – që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij” – qëllimit të Tij, vullnetit të Tij, vetëm për shkak të këshillit të Tij, lirisë së Tij – “atij që thërret, iu tha asaj: ‘Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit,’ siç është shkruar: ‘E desha Jakobin dhe e urreva Esaun’.” (Romakëve 9:11-13)

Ende mister
Ja pse mendoj se Henri thotë që kjo tingëllon kontradiktore. Perëndia dënon në bazë të mosbesimit dhe mëkatit, por Ai zgjedh që përpara themelimit të botës, jo në bazë të mosbesimit dhe mëkatit. Mendoj se Henri thotë që kjo tingëllon kontradiktore për shkak se nuk e dimë sesi Perëndia sigurohet që të gjithë ata që nuk janë të zgjedhur në fakt bëhen fajtorë dhe dënohen

Më lejoi ta them sërish. Ne nuk e dimë sesi Perëndia sigurohet, apo ia arrin, që të gjithë ata që nuk janë të zgjedhur, në fakt të bëhen fajtorë për dënim. Si bëhet i sigurt faji real për ata që nuk janë të zgjedhur?

Kjo është një mënyrë tjetër për të thënë sesi një Perëndi sovran i qeveris zgjedhjet e gjithë qenieve njerëzore e megjithatë ato qenie njerëzore të jenë përgjegjës për zgjedhjet e zemrës së tyre?

Këtë jam i kënaqur ta lë pjesë të gjërave të fshehura që i përkasin Zotit (Ligji i Përtërirë 29:29). Ajo që dimë është kjo: që të dyja na mësohen në Bibël. Perëndia qeveris zgjedhjet e të gjithë njerëzve, dhe të gjithë njerëzit janë përgjegjës për zgjedhjet e tyre. Kjo nuk është kontradiktë. Është mister, ose mund të jetë mister. Disa mendojnë që mund ta kenë kuptuar; unë për vete nuk e kam kuptuar ende.

Mund të jetë mister, domethënë, nuk e dimë si. Kjo është fjala kyç. Nuk e dimë si Perëndia e bën këtë gjë. Por e dimë që Ai e bën.
“Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai” (Fjalët e Urta 21:1). Dhe ai mbret është përgjegjës para Perëndisë.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*