Ar, temjan dhe mirrë!

10 Dhjetor

Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh. Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë. – Mateu 2:10-11

Perëndia nuk shërbehet prej duarve të njerëzve sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë (Veprat 17:25). Dhuratat e dijetarëve nuk u dhanë për t’i ndihmuar apo për t’ju plotësuar nevojat. Ishte çnderim për një monark nëse vizitorë të huaj t’i sillnin disa pako dhurata mbretërore. Këto dhurata nuk ishin as një formë rryshfeti. Ligji i Përtërirë 10:17 thotë që Perëndia nuk merr rryshfete. Epo, çfarë kuptimi kanë ato vallë? Si tregojnë adhurim?

Dhuratat shërbejnë për të intensifikuar dëshirën për vetë Krishtin pak a shumë ashtu si bën edhe agjerimi. Kur i jepni një dhuratë të tillë Krishtit është një mënyrë për të thënë, “Gëzimi që po kërkoj (vargu 10) nuk është shpresa që të bëhem i pasur me gjërat që vijnë prej teje. Nuk kam ardhur tek ti për gjërat e tua por kam ardhur për Ty. Këtë dëshirë po e intensifikoj dhe po e shpreh duke dorëzuar gjëra, me shpresën që do të kënaqem më tepër me ty dhe jo me gjërat. Duke të dhënë ty atë për të cilën nuk ke nevojë, me të cilën mund të kënaqem, jam duke të thënë me më tepër vërtetësi dhe dëshirë, “Ti je thesari im, dhe jo këto gjëra.”

Mendoj që ky është kuptimi i asaj se çfarë do të thotë ta adhurosh Perëndinë me dhurata ari, temjani dhe mirre.

E martë Perëndia të vërtetën e këtij teksti dhe zgjoftë brenda nesh një dëshirë për vetë Krishtin. Thënçim edhe ne nga zemra, “Zot Jezus, ti je Mesia, Mbreti i Izraelit. Të gjita kombet do të vijnë dhe do përulen para teje. Perëndia vë në lëvizje gjithë botën në mënyrë që ti të adhurohesh. Prandaj çfarëdo kundërshtim që mund të has me gëzim të jap autoritetin dhe dinjitetin ty, të sjell dhuratat e mia për të thënë që vetëm Ti mund ta kënaqësh zemrë time dhe jo këto gjëra.”

© Desiring God

Leje: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe të mos merrni asnjë pagesë përveç kostos së riprodhimit. Për postimet në internet, preferohet të bëhet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit. Çdo përjashtim ndaj lejes së mësipërme duhet të aprovohet prej shërbesës Desiring God.

By John Piper. © Desiring God. Website: desiringGod.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*