Çfarë është lutja?

Pyetja 38

Çfarë është lutja?

Lutja është hapja e zemrës tonë para Perëndisë me lavdërim, përgjërim, rrëfim për mëkatin dhe falënderim.

Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë.

Psalmi 62:8

Komentim

Për shkak se armiqtë e shpirtit tonë janë të fshehtë, të regjur dhe të fuqishëm dhe gjendja jonë frymërore e paqëndrueshme është jashtëzakonisht e domosdoshme që të jetojmë duke i kujtuar vazhdimisht këto fakte për t’u kthjelluar. Çfarë gjëje është më e këshillueshme dhe më e nevojshme për ju sesa të ecni me vigjilencë, të rrini zgjuar dhe luteni, në mënyrë që të mos bini në tundim? Në mendjen tuaj duhet të keni gjithmonë një ndjesi për dobësinë dhe pamjaftueshmërinë tuaj gjë e cila duhet të reflektohet në qëndrimin tuaj. Përderisa prishja e natyrës është një armik që është gjithmonë pranë jush dhe brenda jush ndërsa jeni mbi këtë tokë, për shkak se është shumë e prirur për t’i dyfishuar tundimet nga jashtë; duhet që “ta ruani zemrën tuaj me shumë kujdes.” Rrini zgjuar, hapni sytë kundër gjithë imagjinatave, lëvizjeve dhe prirjeve të tundimit. Konsideroni si lindin dhe çfarë gjërash kërkojnë, para se të shkoni pas ndonjë prej qëllimeve të formuara në tundim. Ky fakt duhet ta bëjë çdo fëmijë të Perëndisë të bjerë mbi gjunjë përgjërues, me zellin, shpeshtësinë, përulësinë dhe dëshirën më të madhe për të jetuar përpara fronit të hirit; për të mos u larguar prej aty gjersa t’i kemi shpëtuar plotësisht rrezikut. Është e sigurt që sa më shumë ta dallojmë forcën e armikut tonë dhe rrezikun në të cilin gjendemi aq më tepër do të ushtrohemi në lutje të zjarrtë. O i krishterë, si mund të jesh i qetë dhe indiferent, si mund të jesh i pandjeshëm dhe i pakujdesshëm kur bota, mishi dhe djalli janë kundërshtarët e tu të paepur dhe të palodhur?

Abraham Buth (Abraham Booth, 1734–1806). Pastor Baptist Anglez. Ai shërbeu si pastor i Prescot Street Church in Uajtçëpëll, Londër për 35 vjet si dhe themeloi atë që sot njihet si Regents Park College për trajnimin e pastorëve në Oksford. Abraham Buth njihet më tepër për veprën e tij Mbretërimi i Hirit (The Reign of Grace.)

Lutje

Le të lutemi çdo ditë, “Zot, na e shto besimin.” Prandaj le të mos dyshojmë që kur Perëndia thotë një gjë ajo ka për t’u përmbushur!

Gjon Çarls Rajl (John Charles Ryle, 1816–1900). Peshkopi i parë Anglikan i Liverpulit. Caktimi i Rajlit në këtë detyrë u bë me rekomandimin e Kryeministrit Benjamin Disraeli. Përveçse ishte pastor dhe shkrimtar Rajl ishte edhe sportist për lundrim me rema si dhe luajti kriket për Universitetin e Oksfordit. Ai ishte përgjegjës për ndërtimin e më shumë se dyzetë kishave.

New City Catechism was adapted by Timothy Keller and Sam Shammas from the Reformation catechisms. Copyright © 2012 by Redeemer Presbyterian Church.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*