Letra e 2 Korintasve në 42 mesazhe në Twitter

6 Qershor 2012 | prej Tony Reinke

Apostulli Pal dhe kisha e Korintit kishin një marrëdhënie të ndërlikuar, dhe letra e dytë e Korintasve është një letër personale nga Pali që përshkruan këto tensione. Kjo është një letër që flet për shërbesën, udhëheqjen dhe predikimin. Gjithashtu është një letër që flet për konfliktin në kishë, unitetin dhe për mbështetjen financiare të kishës. Përgjatë kësaj letre shohim majat e larta të Besëlidhjes së Re dhe të Krijimit të Ri në Krishtin. Por gjithashtu kalojmë edhe përmes luginës së paradoksit të ungjillit për të parë se hiri i Perëndisë shihet më qartë dhe shijohet më thellë në dobësitë sesa në pikat tona të forta. Kjo letër është e strukturuar përreth këtyre temave të lidhura dhe kjo është përpjekja ime e gabueshme për ta ndarë këtë libër të pagabueshëm në 42 mesazhe të shkurtra tematike.

2 Korintasve 1

Vuajtjet e një shërbëtori të krishterë janë projektuar prej Perëndisë për të arritur ngushëllimin dhe shpëtimin e tufës së tij. #2 Kor 1:1–7

Ne e shohim vdekjen ballë për ballë për të dalluar nevojën tonë dhe për t’u mbështetur në Krishtin që ringjall të vdekurit. #2 Kor 1:8–11

Integriteti është thjeshtësi, dhe të qenurit i drejtpërdrejtë, jo shformimi apo shtrembërimi. # 2 Kor 1:12–14

Ne përpiqemi të jetojmë me integritet, që po-ja jonë të jetë po. Po-ja e Jezusit është gjithmonë Po. Jemi të sigurt në mirësinë sovrane. #2 Kor 1:15–22

Udhëheqësit nuk sundojnë, ata bashkëpunojnë me bashkësinë për gëzimin. #2 Kor 1:23–2:4

Kur ky gëzim gufonte tek të kthyerit e tij, Pali përjetonte vetë gëzim të madh. T’jua rrëmbeje atyre gëzimin do të thoshte t’ja rrëmbeje Palit. #2 Kor 1:23–2:4

2 Korintasve 2

Kundër kishës do mëkatohet – a do reagojë ajo me falje dhe ngushëllim apo me zemërim dhe dënim? #2 Kor 2:5–11

Ungjilli është Krishti. #2 Kor 2:12–13

Mos e falsifiko fjalën sikur të mos kishte një Perëndi që dëgjon – sikur Personi kryesor në univers nuk ka rëndësi në trajtimin e të vërtetës. #2 Kor 2:14–17

2 Korintasve 3

Mjaftueshmëria dhe aftësia jonë për shërbesën e Besëlidhjes së Re gjendet në Frymën e Perëndisë. #2 Kor 3:1–6

Nëse bukuria e Perëndisë në besëlidhjen e vjetër ishte e mahnitshme, sa më e shkëlqyer dhe e mahnitshme është në besëlidhjen e re! #2 Kor 3:7–11

Shërbesa e ungjillit është kthimi i syve të verbër frymërorë drejt bukurisë vezulluese të Perëndisë në Krishtin. #2 Kor 3:12–18

2 Korintasve 4

Përse ta përshtatim apo zbutim ungjillin – ai është lavdia e Perëndisë që shkëlqen në fytyrën e Krishtit. #2 Kor 4:1–6

Shërbëtorët janë enë prej balte, të plagosur, ndërdyshas, dhe të rrëzuar për të shfaqur fuqinë ringjallëse të shërbesës së ungjillit. #2 Kor 4:7–12

Shërbesa ekziston për shkak se “ndërsa hiri arrin gjithnjë e më tepër njerëz shton falenderimet, për lavdinë e Perëndisë.” #2 Kor 4:15

Ndërsa njeriu ynë i jashtëm shkon drejt prishjes, ai i brendëshëm ripërtërihet ndërsa shohim të padukshmen. #2 Kor 4:16–18

2 Korintasve 5

A dëshirojmë të jemi në shtëpi me Krishtin, edhe nëse do na duhet të dorëzojmë trupat tanë? #2 Kor 5:6–10

Në druajtjen e Perëndisë, le të përpiqemi t’i bindim të tjerët me ungjillin. #2 Kor 5:11–13

Të krishterë janë ata që kontrollohen dhe shtrëngohen prej dashurisë së Krishtit. #2 Kor 5:14–15

Nëse dikush është në Krishtin është një krijesë e re! #2 Kor 5:16–20

“Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” #2 Kor 5:21

2 Korintasve 6

Të gjithë të krishterët, ashtu si Apostujt duhet të shkojnë drejt nevojës dhe jo drejt sigurisë dhe rehatisë. #2 Kor 6:1–13

Ne jemi veçuar si tempujt të Frymës së Shenjtë, prandaj duhet të mbrohemi prej mëkatit dhe lidhjeve të botës. #2 Kor 6:14–7:1

2 Korintasve 7

Fjalët e ashpra rrezikojnë, fjalët e ashpra lëndojnë, por fjalët e ashpra sjellin shëndet. #2 Kor 7:2–9

Pikëllimi sipas botës ngurtëson dhe vret. Pikëllimi sipas Perëndisë sjell pendim dhe jetë. #2 Kor 7:10–12

2 Korintasve 8

Varfëria ekstreme + gëzim i bollshëm = bujari radikale. #2 Kor 8:1–7

Shkruaje këtë në portofolin tënd. Krishti sakrifikoi pasuritë e tij për mua, u bë i varfër për mua, për të më bërë mua frymërisht të pasur. #2 Kor 8:8–15

Një predikues i famshëm besnik ndaj ungjillit dhe i besueshëm është i dobishëm për kishën globale. #2 Kor 8:16–24

2 Korintasve 9

Ofro para me vullnet, me bollëk, me gëzim, jo me lakmi, dorështrënguar dhe duke u ankuar. #2 Kor 9:1–6

Bujaria jonë radikale financiare, lumturia jonë dhe lavdia e Perëndisë që të gjitha shtohen së bashku. #2 Kor 9:6–15

2 Korintasve 10

Jemi në luftë, të armatosur jo me shpata, armë apo bomba por me të vërtetën e Ungjillit. #2 Kor 10:1-6

Pali u udhëhoq për të mbrojtur autoritetin e vet si Apostull. #2 Kor 10:7–18

2 Korintasve 11

Satani na sulmon me një ‘ungjill’ të shtrembëruar tamam si sulmoi Evën me fjalë të shtrembëruara. #2 Kor 11:1–6

Pali siguroi vetë për veten për hir të Korintasve. #2 Kor 11:7–15

Gjithë jeta e Palit ishte një rrezik i stresuar pas tjetrit. Ai kishte dy zgjedhje: ta çonte jetën dëm ose të jetonte duke rrezikuar. #2 Kor 11:16–33

2 Korintasve 12

Pali u rrëmbye në qiell, u kthye dhe refuzoi të shkruante librin më të shitur të Neë York Times rreth këtij përjetimi. #2 Kor 12:1-6

Perëndia përdori qëllimet armiqësore të Satanit për shenjtërinë e Palit. #2 Kor 12:7–10

“Unë do të shpenzoj me gëzim dhe do të shpenzohem për shpirtrat tuaja” #2 Kor 12:15

2 Korintasve 13

Pastori i krishterë nuk mund të presë t’i ngushëllojë apo shpëtojë njerëzit e tij me përjashtim të ndjekjes së Udhës së Kalvarit. #2 Kor 13:1–4

Pali prej përçarje në kishë për shkak se e di që disa që pohojnë se janë të krishterë nuk janë të vërtetë. Provoje veten. A është Jezusi në ty? #2 Kor 13:5–10

Gëzohuni, ripërtërihuni, ngushëlloni, bini dakord, jetoni në paqe – dhe kështu manifestoni Perëndinë në harmoninë tuaj. #2 Kor 13:11–13

“Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.” #2 Kor 13:14

Read it in English

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*