Pasioni i Perëndisë për Veten në Krishtlindje!

6 Dhjetor

prej John Piper

Pasioni i Perëndisë për Veten në Krishtlindje

Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë. O Atë, përlëvdo emrin tënd!

Gjoni 12:27–28

Një prej skenave më të famshme të Krishtlindjes në Bibël është lajmi që engjëlli u dha barinjve se Shpëtimtari kishte lindur. Pastaj thuhet, “Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!” (Luka 2:11-14).

Lavdi Perëndisë, paqe për njerëzit. Engjëjt janë dërguar të bëjnë diçka shumë të qartë: Biri i Perëndisë ka ardhur në krijimin e tij për të shpalosur lavdinë e Perëndisë dhe pajtuar njerëzit nga armiqësia me Perëndinë në paqe me Të. Ai erdhi që ta bënte Perëndinë madhështor në shpëtim dhe për t’i ngazëlluar njerëzit në Perëndinë.

Prandaj kur vijmë tek Gjoni 12, nuk është e habitshme ta dëgjojmë Jezusin të lutet që kjo gjë të ndodhë në pikën më të rëndësishme të jetës së tij tokësore, domethënë, në vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ai u lut që Perëndia të përlëvdohet në shpëtimin e mëkatarëve. Shihni Gjoni 12:27-30:

“Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë. [Ne e dimë që ai po flet për orën e vdekjes së tij për shkak se në vargun 24 ai ka thënë, “Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!”] O Atë, përlëvdo emrin tënd! ” Atëherë një zë erdhi nga qielli: E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!”. Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshin: Një engjëll i ka folur! ”. Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha:Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.”

Në vargun 27 Jezusi thotë, “Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.” Për çfarë qëllimi? Përgjigja: vargu 28, “O Atë, përlëvdo emrin tënd!” Kjo është arsyeja pse po më afrohet vdekja.

Ati e dëgjoi lutjen e Jezusit dhe iu përgjigj, “E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!” Ai sapo e kishte përlëvduar emrin e tij përmes Jezusit në ringjalljen e Lazarit (Gjoni 11:4, 40), dhe tani do ta përlëvdojë në vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Të mos iu shpëtojë theksimi i përkushtimit të Perëndisë për ta përlëvduar emrin e tij. Jo vetëm që Jezusi lutej që Perëndia të përlëvdonte Veten: “O Atë, përlëvdo emrin tënd!” (v.26), por dhe vetë Perëndia thotë, “E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!” Tek Luka 2 na thuhet që Perëndia dërgoi engjëjt për ta shpallur këtë gjë. Vetë Perëndia thotë tek Gjoni 12:28, “E kam përlëvduar [emrin tim] dhe do ta përlëvdoj akoma!”

Arsyeja më e thellë pse jetojmë për lavdinë e Perëndisë është për shkak se Perëndia vepron për lavdinë e Perëndisë. Ne kemi pasion për lavdinë e Perëndisë për shkak se Perëndia është pasionant për lavdinë e Perëndisë.

Ajo që e bën këtë një lajm kaq të mirë, në mënyrë të veçantë në Ungjillin sipas Gjonit është që lavdia e Perëndisë është plot hir dhe të vërtetë. “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” (Gjoni 1:14).

Gjëja më e lavdishme rreth Perëndisë është që Ai është aq plotësisht i vetëmjaftueshëm saqë lavdia e plotësisë së qenies së tij shpaloset bollshëm në të vërtetë dhe hir ndaj krijesave të tij. Ai nuk ka nevojë për ne. Prandaj në plotësinë e tij ai është jashtëzakonisht bujar ndaj nesh. I tillë është hiri që marrim në Krishtlindje.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*