1 Shtator – Octavius Winslow

“Ai ma ripërtërin shpirtin”. Psalmi 23:3

Pika e parë që do të shohim është dashuria e Zotit Jezus në ripërtëritjen e një besimtari endacak. Asgjë përveç dashurisë së pafund, të butë dhe të pandryshueshme nuk mund ta shtynte Atë për një veprim të tillë. Ka aq shumë mosmirënjohje të zezë, aq shumë turpërim të thellë, në mëkatin e largimit të një besimtari nga Zoti, sa, po të mos ishte natyrën e dashurisë së Krishtit, nuk mund të kishte asnjë shpresë për kthimin e Tij. Tani kjo dashuri e kushtueshme e Krishtin shihet kryesisht në hedhjen e Tij të hapit të parë në ripërtëritjen e shpirtit: përparimi i parë është nga ana e Zotit. Nuk ka më ripërtëritje të vetes pas, nga sa kishte më parë kthimit në besim; kjo është plotësisht punë e Zotit.

E njëjta gjendje e mendjes, i njëjti parim, që çoi në hapin e parë të largimit nga Zoti, çon në secilin hap pasardhës; derisa, po të mos kishte qenë hiri frenues dhe ripërtëritës, shpirti do t’i jept një lamtumirë të përjetshme të Perëndisë. Por vini re shprehjen e Davidit – “Ai ma ripërtërin shpirtin”. Kush? Ai për të cilin Davidi flet në vargun e parë si Bariu i tij – “Zoti është Bariu im”. Është Bariu ai që bën hapin e parë në rikthimin e deleve endacake. Nëse ka një aspekt në dritën e kësaj teme më prekëse se një tjetër, është ky – që e tillë duhet të jetë dashuria e butë dhe e pandryshueshme e Jezusit ndaj fëmijës së tij endacak, sa Ai të hedhë hapin e parë në rikthimin e tij. A do të bëjë një Sovran i ofenduar dhe i përçmuar lëvizjen e parë drejt pajtimit me një popull rebel? – ai Sovran është Jezusi: a do të kërkojë një Atë i indinjuar fëmijën e tij endacak dhe ta rikthejë në dashurinë dhe shtëpinë e Tij? – ai Atë është Perëndia. Oh, çfarë dashurie është ajo që e çon Jezusin në kërkim të fëmijës së Tij endacak! Dashuri që nuk do ta lërë të largohet; dashuria që e dëshiron atë, e kërkon pas dhe e ndjek pas në të gjitha rrugën e tij të endacake, bredhjet e tij të ndërlikuara dhe largimet e largëta; dashuri të cilën asnjë ligësi nuk ka mundur ta ftohë, asnjë harresë nuk ka mundur ta dobëso, asnjë largësi nuk ka mundur të shkatërrojë!

Jo më pak e spikatur është fuqia e Jezusit në rikthimin e shpirtit. “Ai ma ripërtërin shpirtin”, – Ai, Bariu i gjithëfuqishëm. Ne duam që gjithëfuqia të na kthejë kur të jemi endur; asgjë më pak mund nuk ta arrijë atë. Ne duam që e njëjta fuqi që na ktheu të na ri-kthejë; fuqia që na krijoi, të na rikrijojë: këtë fuqi e zotëron Jezusi. Ishte thelbësore për shpëtimin e plotë të kishës së Tij që Ai ta kishte atë fuqi; prandaj, kur i lutet Atit të Tij, Ai thotë: “Duke qenë se Ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish”, – pse kjo fuqi? – “që Ai t’u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që Ti ia ke dhënë”. Ishte e nevojshme që Ai të kishte fuqi mbi çdo mish, po, mbi të gjitha fuqitë e mbledhura kundër kishës, që Ai të sillte në lavdi të gjitha ato që iu dhanë Atij në besëlidhjen e hirit.

Tani kjo fuqi ushtrohet në mënyrë të lavdishme ripërtëritjen e shpirtit. Jezusi punon në besimtar, në mënyrë që ta ripërtëririjë. Ai e thyen zemrën e fortë, e mbërthen shpirtin në përpjekjen e tij për t’u larguar, vendos mbi të një kontroll të fuqishëm, e ul atë poshtë, e përul, e poshtëron dhe pastaj nxjerr prej tij rrëfimin e bekuar, “Ja, unë jam i neveritshëm; por ai ma ripërtërin shpirtin “.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*