10 Janar – Octavius Winslow
10 Janar
“I njihnin se kishin qenë me Jezusin.” Veprat 4:13.
Kemi të drejtë që të kërkojmë të shohim një apo më shumë tipare morale të karakterit të Zotit tonë në njerëzit e Tij. Një ngjashmëri me imazhin e tij; diçka që e karakterizon njeriun e Perëndisë; një bukuri të mendjes – përulësi në sjellje – dashuri – qëndrushmëri në durimin e mundimit – një butësi bindjesh – falje të lëndimeve – kthim të të keqes me të mirë – bekim në vend të mallkimit – zemërbutësi në vuajtje apo përndjekje – me pak fjalë, duhet të shohim një pjesë të “frytit të Frymës,” i cili është “dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.” Nëse një apo disa prej këtyre nuk gjenden “në ne me shumicë në mënyrë që të mos jemi përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht,” dhe në përngjasim me shëmbëlltyrën e tij, kemi arsye të fortë për të dyshuar nëse e kemi “njohur ndonjëherë me të vërtetë hirin e Perëndisë.” Ky në fakt është me të vërtetë një rrëfim për të ardhur keq në të cilin nuk gjendet asnjë gjë e cila e identifikon njeriun me Jezusin; në parimet, motivet, në mendjen, në shpirtin dhe në pamjen e tij nuk dallohet asgjë që të kujton Krishtin – nuk ka asgjë që e tërheq zemrën tek Ai, që e bën të dëshirueshëm emrin e Emanuelit dhe që e ndez shpirtin me dëshira të zjarrta që të jetë si Ai. Ky është ndikimi që ka një besimtar, ai që mban me vete ngjashmërinë me Zotin dhe Mësuesin e vet. Një njeri i shenjtë është bekim kudo që të shkojë. Ai është aroma e Krishtit në çdo vend.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!