10 Nentor – Octavius Winslow

10 Nëntor

“Kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve.” Romakëve 8:29

Biri i Perëndisë ruan me ne marrëdhënien e Vëllait të Madh. Ai është në kuptimin absolut “i Parëlinduri.” Në një vend tjetër ne lexojmë, “Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra.” Ai është “Vëllai që ka lindur për ditën e vështirë.” Marrëdhënia jonë me Të si Vëllai ynë tregohet nga përshtatja jonë me Të si modeli ynë. Nuk kemi asnjë pretendim të vlefshëm për lidhjen me Të i cili të mos burojë nga ngjashmëria me modelin e Tij. Tiparet mund të jenë qartësisht të dukshme, megjithatë një kontur shenjtërie, një vijëzim i vërtetë, i bërë në zemër prej Frymës së Shenjtë, vërteton marrëdhënien tonë vëllazërore me Të si “i Parëlinduri.” Sa e madhe që është vëllazëria – “mes shumë vëllezërve.”

Cili është raporti relativ me kishës dhe botës – sa shumë do të shpëtohen – është pyetja spekuluese dhe pa bereqet. Por këtë gjë e dimë – numri do të jetë shumë i madh, i panumërueshëm. Familja e vetme e Perëndisë është e përbërë nga “shumë vëllezër.” Ata nuk kanë të njëjtin gjykim për të gjitha gjërat, por ata janë të gjithë në një frymë të vetme. Uniteti i familjes së Perëndisë nuk është kishtar apo gjeografik, ai është një unitet thelbësor dhe frymëror. Është “uniteti i Frymës.” Të lindur nga i njëjti Atë, në natyrën e Vëllait më të Madh, dhe përmes hirit rilindës të të njëjtit Fryme, të gjithë shenjtorët e Perëndisë përbëjnë një kishë të vetme, një familje, një vëllazëri – ata janë një në thelb dhe të pandashëm. Kjo marrëdhënie nuk është e vështirë të dallohet.

Le të marrim një shembull. Dy vëllezër në Zotin nga pjesë shumë të ndryshme të Kishës, të cilët nuk bien dakord apo nuk kanë të njëjtën ndjenjë për shumë pika të së vërtetës, takohen dhe bisedojnë bashkë. Secili vret mendjen që duke pasur Fjalën e Perëndisë në duar, pse tjetri nuk lexon ashtu si e lexon ai dhe pse nuk e interpreton si ai. Por ata i lënë mënjanë ndryshimet dhe përqafojnë pikat në të cilat bien dakord. Ata flasin për Krishtin – Krishtin që i deshi që të dy dhe të cilin të dy ata e duan.

Ata flasin për të njëjtin Zotëri të cilit i shërbejnë që të dy; ata flasin për mundimet dhe dobësitë e tyre të përbashkëta, për sprovat dhe tindimet, për shkurajimet, dështimet dhe sukseset; ata flasin për qiellin drejt të cilit po udhëtojnë; flasin për shtëpinë e Atit të tyre, në të cilën do të banojnë së bashku përjetë; ata gjunjëzohen në lutje; ata gjunjëzohen para kryqit; ata vajosen me vajin e gëzimit; zemrat e tyre janë të thyera, shpirti i tyre i tyre është i përulur, fryma e tyre është në harmoni; ata çohen dhe ndihen më fort dhe më thellë se më parë që ata i përkasin të njëjtës familjeje, që të dy janë nga “shumë vëllezër,” mes të cilëve Biri i Perëndisë është “i Parëlinduri,” Vëllai i Madh. Oh, çfarë uniteti i bekuar!

Cila harmoni e përsosur në kredo, cila përshtatje srikte në rituale, cila marrëdhënie e të njëjtit denominacion mund të krahasohet qoftë edhe për një çast me këtë? Lexues i dashur, a e ke këtë provë që i përket këtij grupi “shumë vëllezër”?


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*