15 Gusht – Octavius Winslow

“Kthehuni, o bij të përdalë, unë do të shëroj rebelimet tuaja”. “Ja, ne po vijmë te ti, sepse ti je Zoti, Perëndia ynë.” ‭Jeremia‬ ‭3:22‬

Mos qëndro larg fronit të hirit për shkak të një gjendjeje jo të favorshme të mendjes. Nëse Perëndia është gati të të pranojë ashtu siç je; nëse nuk bën ndonjë pyetje, nëse nuk ka asnjë shqyrtim dhe nuk bëhet asnjë përjashtim mbi bazën e faktit sa e keqe është gjendja; atëherë konsideroje mëshirë ndaj teje që të shkosh tek Perëndia edhe me ndjenjat e tua më të këqija. Të rrish larg nga froni i hirit për shkak të faktit që nuk je i përshtatshëm dhe i papërgatitur për t’iu afruar atij do të thotë ta ndryshosh karakterin e këtij froni nga një fron hiri në një fron merite.

Nëse veshët e Zotit janë të hapur vetëm ndaj thirrjes së të drejtëve kur e kërkojnë nga një gjendje e mirë dhe e pranueshme e mendjes, atëherë ai i dëgjon për shkak të kësaj gjendjeje dhe jo për shkak se Ai është një Perëndi i hirit. Por Ai nuk mund ta ndryshojë kurrë karakterin e Tij apo themelin e fronit të Tij. Është për shkak të patjuesit; fronit të hirit; dhe jo për shkak për ndonjë gjendje të mirë apo të keqe tek përgjëruesi që Ai e dëgjon lutjen, por për hir të mëshirës së Tij. Prandaj, mos u dorëzo para kësaj taktike të armikut tënd për të të mbajtur larg lutjes.

Është privilegji i një shpirti të varfër të shkojë tek Jezusi në gjendjen e tij më të keqe; të shkojë në errësirë, të shkojmë me besim të dobët, të shkojë kur gjithçka tjetër i thotë “Qëndro larg,” të shkojë kur përballet me kundërshtimin, të shpresojë kundër çdo shprese; të shkojë me vetëdijen që e ka ndjekur Zotin nga larg, të çajë përmes turmës drejt fronit të hirit, për ta marrë zemrën hezituese, të ftohtë dhe të ngurtë dhe ta vendosë para Zotit. Oh çfarë triumfi që është ky për fuqinë dhe hirin e Shpëtimtarit të bekuar në besimtarin e varfër!

Lexues i dashur, cila është gjendja jote? A je i dobët në lutje? A je i sprovuar në lutje? Megjithatë, a ka ndonjë nevojë reale, ndonjë dëshirë reale në zemër? A është kështu? Prandaj afroju Perëndisë. Gjendja jote nuk ka për të qenë më e favorshme nesër. Nuk do të jesh më i pranueshëm apo më i mirëpritur në një periudhë të ardhshme se në këtë moment. Kushtoja veten lutjes.

Supozoj që gjendja jote është më e keqja që mund të jetë; gjendja e mendjes tënde më e pafavorshmja, kryqi yt më i rëndi, prishja jote më e forta, zemra jote më e ngurtë; megjithatë shko tek froni i hirit, dhe me psherëtima që nuk mund të shprehen parashtroja rastin tënd Zotit; atëherë do t’ia marrësh këngës së Davidit i cili edhe në gjendjen më të keqe dhe në kohët më të vështira mund të thoshte, “Por unë i kushtohem lutjes.” “Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij. Unë e kërkova Zotin, dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan. Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.” ‭‭Psalmet‬ ‭34:3-6‬


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*