15 Shkurt – Octavius Winslow

15 Shkurt

Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” ‭‭Romakëve‬ ‭8:32‬

Shiko kryqin; vështro dhuratën e Tij të çmuar të mbërthyer atje, nga vetë dora e Tij dhe për mëkatet e tua. Pastaj shiko rrethanat e tua të tanishme, radhit nevojat e tua, sprovat, disiplinimet, humbjet, dhimbjet e zemrës, mundimet që të thyejnë zemrën, dhe dije që Perëndia është ende dashuri. Nëse Ai kishte një dashuri aq të fortë, aq të thellë, për të të dhënë Jezusin – që ta shkulte Atë nga gjiri i Tij dhe ta gozhdonte mbi pemën e mallkuar për paudhësitë e tua – a nuk ka Ai dashuri të mjaftueshme për t’i patër veshët e Tij të hapur për klithmën tënde dhe zemrën e Tij të ndjeshme ndaj pikëllimit tënd? A nuk do të të çlirojë Ai nga kjo vështirësi, a nuk do të të çlirojë nga ky telash, a nuk do të të mbrojë nga ky tundim, a nuk do të sigurojë për këtë nevojë, a nuk do të të mbështesë, të të ndihmojë dhe të të ngushëllojë në këtë brengë? Po, do ta bëjë! Mos e dysho! Kryqi i Kalvarit është një garanci e palëkundur – deri atë ditë kur mëkati, faji, nevoja dhe mjerimi nuk do të jenë më – që Perëndia i cili “nuk e kurseu Birin e Tij, por e dha për të gjithë ne, do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të” të cilat janë të nevojshme për të mirën tonë dhe për larëtësimin e lavdisë së Tij.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*