16 Janar – Octavius Winslow

16 Janar

“Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia, në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia, unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura, por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.”
‭‭Psalmet‬ ‭89:30-33‬

Dashuria hyjnore disiplinon për shkak se dallon nevojën për korrigjim. Dashuria e Zotit nuk është një ndjenjë e verbër. Ajo sheh gjithçka dhe heton zemrën. Kur është treguar Ai ndonjëherë i verbër ndaj marrëzive të popullit të Tij? Kur i ka injoruar ndonjëherë dashuria e Tij largimet e tyre të mëkatshme? A u tregua Ai i verbër ndaj mosbesimit të Abrahamit? Ai e disiplinoi për atë gjë? A ishte Ai i verbër ndaj mashtrimit të Jakobit? Ai e disiplinoi për atë gjë. A u treguar i verbër ndaj vetë lëvdatave të Hezekias? Ai e disiplinoi për atë gjë. A u tregua i verbër ndaj kurorë shkeljes dhe vrasjes së kryer nga Davidi? Ai e disiplinoi për atë gjë. A ishte i verbër ndaj idhujtarisë së Solomonit? Ai e disiplinoi për atë gjë. A u tregua i verbër ndaj mosbindjes së Jonas? Ai e disiplinoi për atë gjë. A ishte i verbër ndaj vetë-drejtësisë së Jobit? Ai e korrigjoi për atë gjë. A ishte i verbër ndaj mohimit të Pjetrit? Ai e qortoi për atë gjë. Është mëshirë ndaj nesh të dimë që dashuria i dallon paudhësitë tona, që dashuria dhe jo drejtësia, që hiri dhe jo hakmarrja është ajo që është duke e mbajtur thuprën që ushtron korrigjimin. Fëmijë i disiplinuar i Zotit, mos vallë mendon që Ati yt do të të kishte prekur në ndjenjat e tua më të prekshme dhe në vajtimin tënd më të thellë nëse nuk do ta kishte konsideruar si vërtet të nevojshme? Nëse Ai nuk do të kishte dalluar asnjë paudhësi, asnjë mangësi, asnjë largim, asnjë njollë do ta kishte përjetuar “të puthurat e gojës së Tij” në vend të goditjeve të thuprës së Tij. Megjithatë, besoje, sepse Ai e ka shpallur, fshikullimat e thuprës së Tij janë po aq fryt dhe shprehje e dashurisë së Tij sa edhe “të puthurat e gojës së Tij;” “Sepse Zoti disiplinon çdo fëmijë të cilin e do.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*