18 Shtator – Octavius Winslow

18 Shtator

“Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrë zbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.” 2 Korintasve 3:18

A është njohuria jote për Perëndinë një njohuri transformuese? A je njohur aq mirë me Perëndinë sa të kesh krijuar përshtypjen (nëse mund të themi kështu) se çfarë është Perëndia? Kjo është për shkak se një njohuri e vërtetë e Perëndisë është një njohuri transformuese. Ndërsa shoh lavdinë e Perëndisë unë ndryshohem në atë lavdi; dhe ndërsa njohja ime me Perëndinë thellohet, unë bëhem më i ngjashëm me Perëndinë. Ndodh një transferim i imazhit moral të Perëndisë në shpirtin tim. Prandaj a është njohuria jote transformuese?

Njohja jote me Perëndinë a të bën më të ngjashëm me Perëndinë – më të shenjtë, më të perëndishëm, më qiellor, më frymëror? A të shtyn që të dëshirosh edhe më tepër përputhje me mendjen e Perëndisë, duke dëshiruar që t’i pëlqesh Atij në të gjitha gjërat dhe të kesh një transferim të natyrës së Perëndisë në shpirtin tënd? Prandaj shqyrtoje njohjen që pretendon se ke me Perëndinë dhe shiko nëse është një njohje që do të të çojë në qiell dhe që do të vazhdojë të rritet gjatë epokave të pafundme të përjetësisë.

Do t’u thosha shenjtorëve të Perëndisë – gjurmoheni shkakun e pjesës më të madhe të ecjes tonë me hope, shkakun e shenjtërisë tonë të pakët, dhe si rrjedhim shkakun e lumturisë tonë të pakët, tek njohja jonë e papërsosur me atë se çfarë është Perëndia. Po të dija më shumë se çfarë është Perëndia për mua në Krishtin, si më do Ai mua, sa shumë interesohet Ai për të gjitha shqetësimet e mia, po ta dija që Ai nuk e largon kurrë vështrimin e tij nga unë as edhe për një çast, që zemra e Tij e dashur nuk ftohet kurrë – oh, po ta dija këtë, a nuk do të ecja më tepër si dikush që e njeh Perëndinë?

A nuk do të doja të këshillohesha me Të për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me mua, ta pranoj Atë në të gjitha udhët e mia, të shoh drejt Tij në të gjitha gjërat, dhe të merrem me Të në të gjitha çështjet? A nuk do të dëshiroj të isha më i ngjashëm me Të, më i shenjtë, më i perëndishëm, më tepër si Krishti? Po, shumë të dashur; për shkak se e njohim Atë kaq pak prandaj edhe kemi një ecje të lëkundur. Ne konsultojmë njeriun në vend të Perëndisë; ne turremi për të gjetur strehë në gjirin e krijesës, në vend që të shkojmë në prehërin e Atit; ne shkojmë te dhembshuria e njeriut në vend që të shkojmë te dhembshuria e Perëndisë në Krishtin për shkak se e njohim Perëndinë në mënyrë kaq të papërsosur.

Po ta njihja më qartë se çfarë është Perëndia për mua në Birin e Tij të dashur do të duhej të thosha – nuk kam asnjë sprovë të cilën të mos ia çoj Atit tim; nuk jam në asnjë ndërdyshje në të cilën të mos shkoj te Perëndia për këshillë; nuk kam asnjë vështirësi, nuk kam asnjë nevojë, që të mos jetë privilegji im t’i paraqes këto gjëra para Atit tim – të zbuloj zemrën time të mëkatit, zemrën time të mjerimit, zemrën time të varfërisë, para Atij që ka zbuluar zemrën e Tij të dashurisë, zemrën e Tij të hirit, zemrën e Tij të butësisë për mua në Krishtin. Ndërsa njihem më tepër për Perëndinë, karakteri dhe ecja ime e krishterë do të jenë më të njëtrajtshëm, më të plotë, më të shenjtë dhe si rrjedhim më i lumtur.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*