2 Maj – Octavius Winslow

“Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!”. Zanafilla‬ ‭32:26‬

Nëse njohuria e kësaj nevoje që i jep elokuencën e vërtetë përgjërimit të lypësit; një ndjesi shkretie, varfërie absolute, kur realisht po vdes urie, kjo i jep energji përgjërimit, jep këmbëngulje në arritjen e tij; gjuha e tij është kjo, “Duhet të kem bukë, ndryshe do të vdes.” Kjo është ajo që dëshirojm të ndiejë fëmija i Perëndisë; çfarë është ai veçse një borxhli ndaj bollëkut të përditshëm të Perëndisë? Çfarë burimesh ka ai brenda vetes? As edhe një! Çfarë është ai pa Perëndinë? Vërtet mjeran. Tani, në raport me faktin sa është njohur me gjendjen e tij reale, me shkretimin e tij total, aq fort do t’i sulet fronit të hirit, dhe nuk do të pranojë refuzim. Ai duhet ta njohë nevojën e tij, duhet ta dijë në cilin hir është mangut, cili mëkat bezdisës i është ngjitur pas, çfarë dobësish e shoqërojnë, cila pjesë e veprës së Frymës është duke u dobësuar në shpirtin e tij, dhe se çfarë i mungon ende për t’u përsosur në gjithë vullnetin e Perëndisë; le ta shqyrtojë veten me ndershmëri dhe ta njohë gjendjen e tij reale. Kjo do ta bëjë edhe më të dashur fronin e hirit, ka për ta zgjuar frymën e përgjumur të lutjes, do t’i sigurojë udhëzime te Perëndisë, do t’i japë arsye, energji dhe këmbënguljen që i nevojitet. Ishte ndjesia e tij e thellë dhe e fortë e nevojës që i dha një guxim dhe fuqi të tillë përleshjes së Jakobit. “Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!” Dhe Zoti i tha, “Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar”.

Prandaj, imitojeni patriarkun; niseni ditën duke menduar se çfarë mund t’ju nevojitet para se kësaj dite t’i vijë fundi – nëse pritet të mbartni ndonjë kryq, të përballeni me ndonjë tundim apo rrezik ndaj të cilave mund të ekspozohesh; pastaj shko dhe përleshu për hirin e nevojshëm dhe të premtuar. Është mëshirë e madhe të kesh një arsye që na çon tek Perëndia; dhe kur kujtojmë se çfarë zemre plot dashuri që ka Ai, çfarë gatishmërie për të na dëgjuar, çfarë shpejtësie në përgjigjet e Tij, sa shumë kujdeset edhe për hollësitë e rrethanave të jetës së besimtarit – çfarë qortimi që është ky për hezitimin dhe mosbesimin që tregojmë vazhdimisht në ushtrimin e këtyre privilegjeve kaq të çmuara, të shenjta dhe të shtrenjta që kemi!


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*