2 Shkurt – Octavius Winslow

2 Shkurt

I cili e përshkoi vendin duke bërë mirë.” Veprat 10:38

Do të përpiqem me shumë zell që t’ia ngulis në mendje lexuesit atë që Henri Martin e quajti “kënaqësia e të bërit mirë.” Pas përbashkësisë së drejtpërdrejtë me Perëndinë, burimi më i lartë dhe më i pastër i kënaqësisë që është hapur për ne mbi tokë gjendet në shprehjen e simpatisë njerëzore, në ushtrimin e bamirësisë së krishterë. Asnjë kënaqësi egoiste nuk ka sjellë ndonjëherë në zemër paqen, gëzimin dhe lumturinë që ka sjellë edhe një akt i vetëm mirësie ndaj një tjetri. Perëndia është i lumtur në ushtrimin e dashurisë së Tij të pakufishme. Engjëjt janë të lumtur në përmbushjen e misionit të tyre bamirës, dhe njeriu është i lumtur ndërsa ndjenjat dhe simpatitë e tij shkojnë në kërkim të objekteve mbi të cilët të vendosen. Oh çfarë kënaqësie është të largosh një pikëllim nga zemra, një rrudhë nga balli, një lot nga syri. Në të jetuarit për të mirën e të tjerëve, në mënyrë të veçantë kur kërkon lumturinë e tyre frymërore dhe të përjetshme kemi gjetur një mjet të fuqishëm për nxitjen e perëndishmërisë jetësore në shpirtrat tanë. Feja e shumë prej njerëzve të Zotit është e sëmurë dhe e dobët, e ftohtë dhe e zymtë, thjesht për shkak se është tepër egoiste. A dëshirojnë të jenë më të zellshëm në shpirtrat e tyre? A dëshirojnë të përjetojnë përjetim më të madh në jetën hyjnore? A dëshirojnë të luftojnë me më tepër sukses dyshimet dhe frikërat e shumta që i sulmojnë? A dëshirojnë të kenë një fe më të lumtur dhe më të gëzueshme, duke ecur më tepër në dritën e fytyrës së Zotit? Atëherë le të çohen dhe t’i futen punës në vreshtin e Zotit. Le të kërkojnë konvertimin e mëkatarëve të humbur, ngushëllimin e shenjtorëve të varfër, lehtësimin e mjerimit njerëzor në disa prej formave të tij të shumta, dhe kështu, si Mësuesi i tyre do të shkojnë duke bërë mirë dhe atëherë do të jenë të përmbushet në përjetimin e lumtur të shpirtit të tyre premtimi i çmuar: “Ti i del para atij që kënaqet në zbatimin e drejtësisë dhe kujtohet për ty në rrugët e tua.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*