22 Mars – Octavius Winslow

22 Mars

“Një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.” Efesianëve 4:6

Kush janë të gjithë? Kisha e vetme e Perëndisë. Një Perëndi dhe At besëlidhjeje e bashkon familjen e vetme në qiell dhe në tokë. Ata janë një në zgjedhjen e Tij, një në qëllimin e tij, një në besëlidhjen e Tij, një në zemrën e Tij. I njëjti vullnet i zgjodhi – e njëjta dashuri i deshi – i njëjti dekret i paracaktoi: ata janë një në Të. E vërtetë e bekuar! “Një Perëndi i vetëm dhe Atë.” Shihini sesi mblidhen së bashku përreth fronit të mëshirës: ata vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, ata flasin gjuhë të ndryshme, ata shprehin ndjenja të kundërta, paraqesin nevoja dhe pikëllime; megjithatë dëgjoni – të gjithë ata i drejtohen Atij si “Ati ynë.” Çdo zemër përkulet me dashuri ndaj Tij, çdo zemër është e fiksuar me besim tek Ai, dhe çdo gjuhë shqipton emrin e shenjtë, të dashur dhe të lartësuar të “Abba o At.” Atje mes dritës së shkëlqyeshme ku gjendet froni i mëshirës, atje vdesin të gjitha ndjenjat e ndasive, atje humbasin të gjitha dallimet denominacionale, atje takohen të krishterët e çdo emërtimi, atje përqafohen si vëllezër. Mendim i shenjtë! Një Perëndi i do të gjithë dhe i mbron të gjithë; një Atë i mëshiron të gjithë, i furnizon të gjithë, i duron të gjithë dhe me një dashuri të paanshme i përqagon të gjithë njëlloj në zemrën e Tij.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*