22 Shkurt – Octavius Winslow
22 Shkurt
“Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson: Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.” 1 Gjoni 5:14-15
Kur i afrohemi Perëndisë dhe kërkojmë për më shumë dashuri, më shumë zell, për një shtim të besimit, për një rizgjim për veprës së Perëndisë në ne, për një ngjashmëri më të madhe me Krishtin, për nënshtrimin e një armiku, për ekzekutimin e një ligësi, për vënien poshtë të ndonjë paudhësie, për faljen e një faji, për më tepër nga fryma e birërisë, për spërkatjen me gjakun e shlyerjes, për ndjesinë e ëmbël të pranimit, e dimë dhe jemi të sigurt që po kërkojmë për ato gjëra që janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë, dhe të cilat zemra e Perëndisë dëshiron që t’i japë lirisht dhe me bujari. Nuk ka pse të ketë hezitim në këtë gjë – nuk ka pse të ketë frenim – nuk ka pse të ketë dyshim. Kur përgjërohet për gjëra të tilla dhe kur i sjell nevoja të tilla përpara Zotit, besimtari mund “të hyjë me guxim në shenjtëroren e shenjtëroreve, përmes gjakut të Jezusit.” Ai mund t’i afrohet Perëndisë, të mos qëndrojë larg, por me frymën e një fëmije, ndërsa i afrohet Perëndisë, ai mund të vijë me kërkesa të mëdha, me dëshira të mëdha, me pritje plot shpresë; ai mund ta hapë gojën sepse po kërkon ato gjëra të cilat i sjellin lavdi Perëndisë që t’i japë, që e përlëvdojnë Atë kur jepen, dhe të cilat e dimë nga fjala e Tij se janë në përputhje me vullnetin e Tij të bekuar që të na i japë. Oh, çfarë inkurajimi i patregueshëm është të shkosh tek Perëndia me një kërkesë për të cilën ndihemi të sigurt se është në zemrën e Tij dhe sipas vullnetit të Tij që ta japë lirisht!
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!