24 Mars – Octavius Winslow

24 Mars

“Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë jemi uijtur në të njëjtin Frymë.” 1 Korintasve 12:13

Kisha e Perëndisë është barabar një e vetme në Frymën e Shenjtë. Një Frymë i rigjeneron të gjithë, i formon të gjithë, i mëson të gjithë, i vulos të gjithë, i ngushëllon të gjithë, dhe banon brenda të gjithëve. Shkallët e hirit dhe “larmia e dhuntive” ekzistojnë, “por është i njëjti Frymë.” I njëjti Frymë i bën të gjithë besimtarët pjesëmarrës të të njëjtës natyre hyjnore, dhe pastaj banon tek secili prej tyre, duhet që domosdoshmërisht t’i trajnojë ata në çdo cilësi thelbësore, në çdo tipar dhe atribut të karakterit të krishterë. Kështu, uniteti i Kishës është një unitet thelbësor dhe i fshehur. Pavarësisht gjithë ndryshimeve në opinion dhe larmive të ceremonive, shumicës së grupve në të cilat është e thyer dhe e ndarë kisha, gjëra të cilat kanë prirjen që ta dobësojnë së tepërmi fuqinë e saj dhe t’ia zbehin bukurinë, ajo ende një e vetme në thelb dhe e pandashme – uniteti i saj nuk konsiston në uniformitetin e gjykimit, por shumë më mirë se kaq, në “unitetin e Frymës.” Kështu, asnjë besimat individual me të vërtetë mund të thotë që e zotëron Frymën në mënyrë ekskluzive, duke u mburrur për ata që besimtarët e tjerë nuk e kanë; dhe asnjë pjesë e kishës së krishterë nuk mund të pretendojë që është kisha e vetme e vërtetë dhe që shpëtimi gjendet vetëm në vathën e saj. Këto prezantime të larta, këto pretendime ekskluzive, kjo mburrje e kotë dhe mungesë dashurie, të gjitha shkatërrohen nga një shkrepëtimë e së vërtetës, madje nga vetë ajo deklaratë e bekuar, “Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*