28 Gusht – Octavius Winslow

“Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.” Mateu 5:4

Ndihesh se je vetë kreu i mëkatarëve. Duket sikur dallohesh mes një turme të madhe, si një qenie e vetme dhe veçuar; më e neveritshme, më e ndotur, më fajtor dhe më e humbur se gjithë të tjerat. Ndjenjat që për veten, për botën, për mëkatin, për Perëndinë dhe për Krishtin kanë kaluar një ndryshim të shpejtë, total dhe suprizues. Veten e sheh si fajtor dhe të dënuar; botën e sheh si një pjesë të padenjë, mashtrim dhe gënjeshtër; mëkatin e sheh si gjënë më të errët dhe më të urryer nga të gjitha; Perëndinë e sheh nën një dritë shenjtërie, drejtësie dhe të vërtetë që nuk e kishte parë më herët; dhe Krishtin si një zotërim krejtësisht të ri dhe mbizotërues.

Pikëpamjet e tua në lidhje me ligjin e Perëndisë kanë ndryshuar. Tani e sheh atë si përsosmërisht të shenjtë, plotësisht të drejtë dhe pafundësisht të urtë. Përpjekjet e tua më të mira për t’iu bindur porosive të tij tani i sheh që jo vetëm janë krejtësisht të pafuqishme, por në vetvete janë aq të ndotura prej mëkatit saqë nuk mund t’i shohësh ato pa ndjerë neverinë më të madhe ndaj vetes. Drejtësia e Perëndisë shkëlqen me një lavdi të padukshme dhe të panjohur më parë. Tani ndihesh që duke e sjellë vendimin dënues të ligjit në ndërgjegjen tënde Ai është plotësisht i shenjtë, dhe nëse tani do të të dërgonte në mjerimin e përjetshëm Ai do të tregohej plotësisht i drejtë.

Por ah, çfarë duket se e formon barrën më të madhe? Çfarë është ajo e cila për ty është më e hidhur se vetë vreri apo pelini? Është mendimi që mund të kesh ngritur ndonjëherë lart grushtin e rebelimit ndaj një Perëndia kaq të mirë, kaq të shenjtë dhe kaq të drejtë sa Ai. Që të kesh patur dikur një mendim tradhtie, apo t’i kesh lënë vend një ndjenje të ashpër. Që e gjithë jeta jote deri tani të jetë kaluar në një armiqësi të hidhur ndaj Tij, ndaj ligjit të Tij, ndaj Birit të Tij, ndaj popullit të Tij; e megjithatë në mes të kësaj jete, po, gjithë ditën, Ai të ka zgjatur dorën e Tij, dhe ti nuk i kushtove rëndësi!

Oh çfarë faji që e rëndon ndërgjegjen tënde! Oh çfarë barre që e shtyp shpirtin tënd! Oh çfarë pikëllimi që ta shtrydh zemrën! Oh çfarë sëmbimi që ta lëndon shpirtin! A ka një qëndrim përulësie më të përulur se të tjerët? Ti ke për ta përqafuar. A ka ndonjë vend në pluhur më poshtërues se gjithë të tjerët? Atje do të ulesh. Dhe tani po shesh i trishtuar përreth për një vend strehii, për një vend prehjeje, për një balsam, për të gjetur qetësi për shpirtin tënd të trazuar.

Shumë i dashur, a është kjo gjëndja jote reale? A janë këto ndjenjat e tua reale? Ti je i bekuar prej Zotit! “Më quan të bekuar?” Po! Ata lotë janë të bekuar! Ato pamje të përulura janë të bekuara! Ajo emër e thyer, ai shpirt i penduar, ajo ndërgjegje e zgjuar prej gjumit, e bindur dhe e plagosur, madje me gjithë fajin e saj, është e bekuar! Pse? Sepse Fryma, i cili i bind njerëzit për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim, ka hyrë në shpirtin tënd, dhe e ka sjellë këtë ndryshim brenda teje. Ai t’i ka hapur sytë për ta parë veten si të humbur dhe të mjerë. Ai e ka thyer yshtjen që bota kishte hedhur rreth teje. Ai e ka prishur magjepsjen, e ka zbuluar mashtrimin, dhe të ka bërë të ndjesh fuqitë e botës që po vjen. Atëherë ti je i bekuar.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*