28 Maj – Octavius Winslow

“Gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” ‭‭2 Korintasve‬ ‭5:17‬

Përjetimi i të vërtetës së Perëndisë nga besimtari nuk është thjesht përfytyrim. Pavarësisht sa shumë mund të jetë damkosur perëndishmëria e përjetuar nga bota e paripërtërirë, si pjellë e një imagjinate të zymtë, apo produkt i një mendjeje entuziaste, “ai që beson në Birin e Perëndisë e ka këtë dëshmi në veten e tij,” që ia ka dorëzuar dakordësinë e gjykimit dhe ndjenjave të tij diçkaje e cila nuk është “përrallë e sajuar me fjalë të bukura.” Ndjesia e thyerjes për shkak të mëkatit dhe e pendimit para Perëndisë – besimi në gjakun shlyes të Krishtit – një vetëdije e ëmbël e faljes, pranimit, birësimit dhe gëzimit në Frymën e Shenjtë, nuk janë thjesht haluçinacione të një mendjeje të prishur.

Të lexosh faljen tënde të shkruar bukur dhe plotësisht – të shohësh drejt Perëndisë si i pranuar, i birësuar dhe ta ndjesh shpirtin që shkon drejt Tij në dashuri dhe besim birëror, që shqipton epitetin e tij të dashur dhe të butë, “Abba, o Atë,” – t’i dorëzosh çdo sprovë, kryq dhe veprim të provanisë së Tij, kujdesit dhe dashurisë së Tij të pandryshueshme – të shohësh që vullneti yt i cili natyrshëm ishte aq i shthurur dhe rebel, tani është kretësisht i përfshirë në vullnetin e Tij – të jesh si një fëmijë i zvjerdhur, thjesh dhe pa rezerva i dorëzuar në dispozicionin e Tij, dhe të jetosh duke pritur me durim për lavdinë që do të zbulohet – oh, ky është një realitet i ëmbël, i bekuar dhe solemn! I shenjtë dhe i lumtur është ai njeri zemra e të cilit nuk është e panjohur me këto të vërteta.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*