3 Janar – Octavius Winslow
3 Janar
“Sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia.“ Kolosianëve 1:19
E gjithë urtësia për të drejtuar, e gjithë fuqia për të ngritur lart, e gjithë dashuria për të ngushëlluar, i gjithë hiri për të mbështetur, e gjithë butësia për t’u simpatizuar banon në Krishtin. Prandaj le të gatitemi për një përqafim të ri të Krishtit. Gjatë këtij viti duhet të ecim jo me shikim por me besim – dhe ai besim duhet që në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të lidhet me Jezusin. “Pa mua nuk mund të bëni dot asgjë.” Por, me fuqinë e Tij e cila përsoset në dobësinë tonë mund të bëjmë gjithçka. Qoftë ky qëndrimi dhe ecja jonë – duke dalë nga shkretëtira “të mbështetur tek i dashuri ynë.” Duke qenë se jetojmë në një botë pa përsosmërie dhe ndryshimi nuk duhet të presim asgjë të përsosur, asgjë të qëndrueshme në atë se kush jemi, në atë që bëjmë apo në ato gjëra që gëzojmë. Por mes pamjeve që po veniten të botës e cila “kalon tej,” le të kapemi fort tek pandryshueshmëria e Perëndisë. Rrotat mund të rrotullohen por aksi rreth të cilit vijnë është i palëvizshëm. I tillë është edhe Perëndia ynë i besëlidhjes. Ndodhitë mund të ndryshojnë – provanitë mund të ndryshojnë – miqtë mund të vdesin – ndjenjat mund të luhaten – por Perëndia në Krishtin nuk do të njohë “asnjë ndërrim apo hije ndryshimi.” “Duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.”
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!