3 Qershor – Octavius Winslow

“Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket.” ‭‭Luka‬ ‭22:32‬

Zoti duke qenë Bariu shkon përpara tufës së Tij. Ai e pararend në çdo hap, jo vetëm për të treguar shtegun e saj, por gjithashtu edhe për të siguruar për të gjitha rrethanat, edhe për gjërat më të vogla dhe më të zakonshme të historisë së saj. Asnjë gjë nuk mund të jetë e paparashikuar për Të, asnjë e papritur nuk mund ta pengojë Atë, asnjë vështirësi nuk mund ta vërë në siklet. E gjithë historia e shenjtorëve individualë të Perëndisë, nga fryma e tij e parë tek ajo e fundit, është shkruar në librin e Tij, madje para se të ekzistonte, po aq e hollësishme dhe e saktë sikur të ishte regjistrim i të shkuarës. Në pritje të çdo rrethanë të re, të çdo tundimi dhe sprove, vështirësie dhe nevoje, Jezusi lutet për njerëzit e Tij “Unë jam lutur.” Duket sikur pikëllimi kishte prekur zemrën e Tij para se të prekte zemrën tonë; është sikur sulmi të kishte rënë mbi Të para se të binte mbi ne; dhe duke e ditur se çfarë do të ndodhë, duke parë se në çfarë rrethanash të dhimbshme dhe kritike do të gjendet fëmija i Tij, Ai i paraprin kësaj gjëje me ndërmjetësim të veçantë për llogari të tij: “Unë jam lutur për ty.”

A mund të mbështetet mendja e besimtarit të sprovuar mbi një të vërtetë më inkurajuese dhe qetësuese se kjo? Kjo ishte një shpalosje e lavdishme e dashurisë së Jezusit të dinte që kur të vinte sitja, kur besimi të vihej në sprovë, Jezusi ishte duke u lutur për të sprovuarin. Por për t’u siguruar që para se të lëshohej një shigjetë apo të ndihej një tronditje, apo madje të kishte një farë ideje që tunduesi po afrohej, që rreziku ishte afër, Jezusi, i veshur me rrobat e Tij priftërore dhe me temjanicën e artë dorën e Tij, kishte hyrë brenda velit për të ofruar ndërmjetësim të veçantë për sprovën e besimit, kjo është pamje e dashurisë së Tij, e cila për mendjen e të tunduarit duket që ia kalon dhe shkëlqen më fort se gjithë të tjerat!

Për çfarë lutet Jezusi? Që tundimi të mos vijë? Që besimi të mos sprovohet? Oh, jo! Ai nuk i kërkon Atit të Tij që populli i Tij të mund të përjashtohet krejtësisht nga tundimi dhe sprova. Ai e di shumë mirë që nëse përshtaten me Të, me Kreun e tyre, edhe ata duhet të hyjnë në mbretëri përmes shumë mundimesh. Edhe pse Ai është i pastër dhe i pa mëkat, duke mos pasur nevojë për sitje dhe rafinim, megjithatë Ai kaloi përmes çdo procesi sikur edhe në Të të kishte byk që duhej hequr tej, dhe kallaj që duhej konsumuar. Sa më të nevojshme e konsideron Jezusi që populli i Tij – në të cilët ka një përzierje të tillë mes të çmuarës dhe të ndyrës, kaq shumë mëkat që banon brenda tyre, aq shumë prishje e fuqishme e cila vazhdimisht përpiqet ta shkatërrojë hirin që banon në shpirt – të mos përjashtohet nga procesi, i cili edhe pse është i dhimbshëm, është absolutisht i nevojshëm dhe përjetësisht i mirë!

Por Jezusi lutet që në sprovën aktuale të besimit të mos dështojë. O shpirt që beson, si shpjegohet që besimi yt i sprovuar nuk është mpakur? Pse ke kaluar përmes sitjes dhe asnjë kokërr e çmuar e grurit nuk ka rënë përtokë? Për shkak se Kryeprifti yt i madh u lut për ty para sprovës, u lut për ty gjatë sprovës, dhe nuk ka pushuar të lutet për që nga momenti i sprovës e tani. Gjithë hiri që të lartëson, gjithë hiri që kufizues, gjithë hiri ripërtëritës, gjithë hiri përforcues, të është dhënë përmes kanalit të ndërmjetësimit të vazhdueshëm dhe përherë ngadhënjyes të Zotit. Oh sa i dashur duhet të bëhet Shpëtimtari për zemrën tënde nga kjo e vërtetë! Me çfarë pendimi të shenjtë duhet që ta mbushë shpirtin tënd, me çfarë dashurie të ëmbël duhet që ta kufizojë shpirtin tënd në një dorëzim të thjeshtë dhe pa rezerva te Perëndia!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*