30 Janar – Octavius Winslow
30 Janar
“Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.” Jeremia 31:3
Ligji i dashurisë është ligji i qeverisjes morale të Perëndisë mbi popullin e Tij. Përmes këtij dhe vetëm përmes këtij ligji Ai sundon mbi ta. Gjithçka disiplinuese në trajtimin e Tij rezulton në dashuri. Është përmes mirësisë, “dashamirësisë,” po, “dashamirësisë së mrekullueshme,” që Ai i fiton sërish zemrat e tyre të ngathëta dhe i afron edhe më pranë Vetes. “Unë jam Zoti që shfaq dashamirësi.” Oh sikur ta imitonim Atë në këtë veti – të jemi si Perëndia në mirësinë e Tij ndaj bijve të njerëzve. Atëherë do të kishte më pak gjykim; më pak gatishmëri për të hedhur gurin e parë; më pak ashpërsi dhe censurim në sjelljen dhe frymën tonë ndaj të tjerëve; dhe më tepër gjykim, dënim dhe përulje të vetes përpara të shenjtit, zemër-hetuesit dhe gjithë-shikuesit Zotit Perëndi, pa të cilat mund të mashtrohemi në mënyrë të tmerrshme.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!