31 Maj – Octavius Winslow

“Populli im synon të largohet nga unë; megjithatë e thërresin Shumë të Lartin, asnjë prej tyre nuk e përlëvdon.” ‭‭Osea‬ ‭11:7‬

Jeta hyjnore e ka banesën e saj në një natyrë mishore dhe të rënë. Ajo rrethohet nga të gjitha prishjet, dobësitë, mangësitë dhe sulmet e mishit; nuk ka qoftë dhe një moment që të mos jetë e ekspozuar ndaj sulmeve nga brenda; nuk ka as edhe një aftësi të natyrshme të mendjes apo rrahje të zemrës e cila të jetë favorizuese ndaj begatisë së saj, por të gjitha janë në kundërshtim me natyrën e saj dhe armiqësore ndaj përparimit të saj.

Ashtu sikurse nuk ka asgjë të brendshme e cila të jetë favorizuese ndaj gjendjes së hirit, po ashtu nuk ka asgjë të jashtme që ta mbështesë në përparimin e saj. Jeta hyjnore ka armiqtë dhe e saj të shumë dhe të dhunshëm: Satani është gjithmonë i gatshëm ta sulmojë, bota gjithmonë ia paraqet veten me një formë të re magjepsjeje dhe fuqie për ta dobësuar – njëmijë tundime përpiqen vazhdimisht që ta zënë në grackë; kështu armiqtë e saj të brendshëm dhe ata të jashtëm kanë bërë aleancë së bashku kundër saj. A ju duket e habitshme që pulsi i jetës hyjnore të rrahë kaq dobët?

Shenjtorët në çdo epokë e kanë ndjerë dhe kanë vajtuar për këtë gjë. Prandaj, lutja e Davidit e cila është lutja e të gjithë besimtarëve të vërtetë, “Më ngri lart dhe do të jem i sigurt;” e cila nënkupton dobësinë më të madhe në veten e tij, dhe ekspozimin e tij të vazhdueshëm ndaj rrëzimeve më të mëdha: “Përforcomë dhe unë do të shpëtoj.” Sërish ai thotë, “Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua.” Duke nënkuptuar kështu që çdo besimtar, nëse lihet në prirjet e natyrës së tij të rënë, mund të bëhet pre e mëkateve më të këqija.

Duke iu drejtuar Hebrenjve të konvertuar në besim, apostulli e shfrytëzon rastin për t’i nxitur në këtë mënyrë, “Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë.” Me fjalën “largohet” po flet për një prirje të vazhueshme për t’u larguar nga Perëndia. Çfarë thotë Perëndia vetë për popullin e Tij? “Populli im synon të largohet nga unë.” Sërish, “Pse populli i Jerusalemit po largohet me një largim të vazhdueshëm?” Po, kjo është një prirje e përhershme ndaj rënies. Dielli lind për të të perënduar, ora kurdiset për t’u çkurdisur; nuk është më e natyrshme për to që t’u binden ligjeve të natyrshme prej të cilave qeverisen, sesa që zemra e fëmijës së Perëndisë të ndjekës shtysat e natyrës së saj të prishur dhe kokëfortë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*